Vendosni fjalën kyçe....

Duka: Basha më ka premtuar vendin e dytë në Durrës, nëse nuk e marr nuk vras njeri


Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me arritjen e marrëveshjes të arritur në kampin opozitar mes PD-së dhe aleatëve.

Duka tha se ka negociuar për vendin e dytë në Durrës dhe kjo i është premtuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Nëse nuk merr vendin e dytë Duka tha se nuk do dalë kundër opozitës dhe as me Ramën.

Kam negociuar për vendin e dytë. Nëse nuk e marr, nuk kam për të vrarë njeri. Por nëse nuk jam i dyti në Durrës, nuk dal kundër opozitës, nuk bëhem me Ramën por rri në shtëpinë time.

Ka një muaj që Basha më ka komunikuar që do jem i dyti në Durrës. Të tjerët kanë për të negociuar deri më datë 6 dhe gjithsecili ka qenë në merak të vendit të vet”-deklaroi Duka.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *