Policia ka arrestuar 3 persona si autorë të dyshuar për vënien e eksplozivit në Kamzë ndaj shtetasit ndaj 32-vjeçarit Gjon Mena.
Mes të arrestuarve është edhe Gjergj Cukali.
Tre autorët e dyshuar për ngjarjes së ndodhur në datë 09.02.2021, në rrugën “Silvio Berluskoni”, Kamzë, Tiranë, tentuan të vritet me eksploziv të telekomanduar, shtetasi Mena., i cili si pasojë e shpërthimit ka ngelur i dëmtuar në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjergj Cukali u lirua nga burgu në vitin 2019 dhe njihet si i forti i “Myslym Shyrit” ndërkohë ka qenë .
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur në Kamzë, ku një shtetas mbeti i dëmtuar nga eksplozivi.
Finalizohet me sukses operacioni policor “SATELITI”.
Operacioni nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kapen dhe vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.
Pas një pune policore dhe procedurale të pandërprerë të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur në datë 09.02.2021, në rrugën “Silvio Berluskoni”, Kamzë, Tiranë, ku është tentuar të vritet me ekspoloziv të telekomanduar, shtetasi Gj. M., i cili si pasojë e shpërthimit ka ngelur i dëmtuar në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Bazuar në provat ligjore të sigururara nga puna hetimore dhe veprimet e shpejta hetimore procedurale dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në D.V.P Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr. 5, Nr.2 dhe Nr.4, Tiranë, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektori Forcës Posaçme Operacionale për mbështetjen hetimore/kërkimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor SATELITI”.
Në përfundim të veprimeve të para nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje:
Gj. C, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Rrëmbim personi”, Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’.
E. J, 33 vjec, dhe E. J, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë..
Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarjeje janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtëpërdrejt autorët e saj, prova të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen të ditura në këtë moment.
Materialet në ngarkim të shtetasve Gj. C, E. J. dhe E. J. i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprat penale ”Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë,e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Kush është Gjergj Cukali
Gjergj Cukali është një personazh mjaft i njohur në botën e krimit dhe sot ai është shpallur subjekt i OFL.
Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit F.D., ngjarje e ndodhur në vitin 2004.
Arrestimi në 2016
Ndërkohë në korrik të 2016, ai u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Tangent”, ku Cukali ishte drejtuesi i një rrjeti të shpërndarjes së kokainës.
Atë kohë u proceduan penalisht 7 persona, ndërsa 9 të tjerë u arrestuan. Të arrestuarit ishin shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta kishte edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale.
Arrestimi i tij në vitin 2018
Gjergj Cukali nuk qëndron dot larg telasheve. Në vitin 2018 arrestohet sërish për thyerjen e masës së sigurisë. 40-vjeçari “i dënuar me masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është kapur në flagrancë larg banesës së tij pasi kishte shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, njoftonte atë kohë policia e Tiranës.
Arrestimi në maj të 2019.
Policia e Tiranës njoftoi se ka bërë të mundur arrestimin e Gjergj Cukalit, ku është akuzuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes me paramendim. Hetuesit pretendojnë se kanë prova të forta që vërtetojnë përfshirjen e tij në vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali me 30 janar 2019.