Vendosni fjalën kyçe....

Ellie Goulding në pritje të fëmijës së saj të parë


Ellie Goulding është tetë muaj shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Ajo e ka zbuluar lajmin emocionues me disa foto ku tregon barkun e rrumbullakosur për revistën Vogue, të realizuara përmes “Zoom”-it.

Këngëtarja 34-vjeçare, e cila u martua në vitin 2019 me tregtarin e artit Caspar Jopling (5 vjet me i ri), tha se ajo mbeti shtatzënë gjatë një udhëtimi me bashkëshortin për të festuar përvjetorin e tyre të martesës në Itali, gushtin e kaluar.

“Ne bëmë një shfaqje. Isha shtatzënë dhe nuk kisha asnjë ide. Kjo ishte në kohën kur Caspar dhe unë u larguam pak për një-vjetorin tonë, dhe kjo pak a shumë kur e morëm vesh.”– tregon këngëtarja.

“Ishte çmenduri sepse ishte përvjetori ynë një vjeçar. Ky nuk ishte plani. Mendimi për të mbetur shtatzënë nuk dukej sikur mund të ishte një realitet.”

Elli shprehet se shtatzënia e ka bërë atë më njerëzore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *