Bosi i Tesla-s Elon Musk ka humbur titullin e tij si “personi më i pasur në botë” ku qëndroi vetëm për pak kohë, pas një rënieje të fundit në aksionet e kompanisë së tij të makinave elektrike.
Siç shkruan BBC, aksionet e Tesla-s kanë rënë më shumë se 20% që nga arritja e një lartësie prej më shumë se 880 dollarë në fillim të janarit.
Ata pësuan rënie veçanërisht këtë javë, të lidhura me investimin e rrezikshëm të fundit të firmës prej 1.5 miliard dollarësh në Bitcoin.
Kjo rënie e ktheu përsëri shefin e Amazon-it Jeff Bezos në vendin e parë në listën e më të pasurve.
Analisti Dan Ives tha se kjo situatë e paqëndrueshme me Bitcoin, mund të ketë nxitur disa investitorë të Tesla-s që të shesin aksionet e tyre, edhe nëse firma nuk është dëmtuar nga rëniet.
Në mes të muajit Janar, “Bloomberg” e shpalli Elon Musk si njeriun më të pasur në botë, duke kaluar edhe themeluesin e Amazon-it, Jeff Bezos, me 3 miliardë dollarë më shumë pasuri. Por mesa duket ky titull zgjati vetëm një muaj për Musk, i cili rikthehet në vendin e dytë.