Vendosni fjalën kyçe....

Jamarbër Malltezi padit për shpifje Carlo Bollino-n

Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi, ka njoftuar sot se ka paditur për shpifje në Gjykatën e Tiranës, Carlo Bollino-n dhe kompaninë e tij, MTSC.

Malltezi shkruan në Facebook, se kjo e fundit po grabit 5 mijë metra katrorë tokë dhe një ndërtesë dy katëshe që është caktuar për t’u bërë gjimnaz.

“Sic premtova, sot permes avokatit tim kam paditur per shpifje ne Gjykaten e Tiranes Carlon dhe kompanine e tij MTSC me te cilen qe po grabit 5000 m2 toke dhe ndertese 2 kateshe te caktuar per gjimnaz. Edi-Carlo kane sajuar shume mashtrime ne mediat e tyre me qellim thjesht “shpif, shpif se dicka do te mbetet” saqe avokati u lodh duke i renditur ne dhjetera faqe mashtrimet dhe me tha “do ishte me e lehte te thoja se vec paragrafi x dhe y jane sakte dhe gjithe te tjerat jane mashtrime te thena publikisht qe perbejne shpifje ndaj Prof. Malltezit.” – shkruan Malltezi.

Më tej, demokrati shton se kryeministri Rama e Carlo Bollino, po grabisin prona publike e private në mes të Tiranës e kanë 25 vite që shpifin ndaj tij.

Malltezi thekson se prona për të cilën shkruhet në mediat e Bollinos është e tij dhe se e ka marrë atë konform ligjit e me vendim gjykate ndërsa 5 mijë metra tokë publike që i është dhënë atij nga qeveria, është skandal.

“Edi-Carlo qe po rrembejne prona publike dhe private ne mes te Tiranes kane 25 vjet me mashtrime dhe shpifje ndaj meje ne mediat e tyre, kohet e fundit ne tentative per te krijuar tymnaje dhe hequr vemendjen ndaj vjedhjes se tokes dhe objektit te caktuar per gjimnaz mes Tiranes.

Sipas Edit dhe lepiresve te tij te zbatohet ligji dhe (1) te rikthehet pas 60 vitesh prona e grabitur tek qindra trashegimtaret e familjeve pronare, (2) pas dhjetera vitesh, dyzina procedurash ne dhjetra institucione, (3) pasi paguan 900 milione leke per objektet e vjetra e (4) zhvillon pronen tende me standartet me te larta mjedisore dhe sociale dhe pasi (5) strehon 43 familje informale qe jetonin ne ato objekte qenka skandal, ndersa grabitja e tokes dhe objektit se gjimnazit nga nje italian me nje cope leter te vetme, pa asnje lek qenka ok!” – vijon ai.

Në denoncimin  e Malltezit thuhet më tej se Klubi Partizani nuk është privatizuar ende dhe se ai ka përfunduar në duart e kryeministrit Rama dhe të vëllait, pa asnjë dokument të ligjshëm zyrtar.

Ai akuzon për mashtrim kryeministrin dhe pronari e Report TV e Shqiptarja.com, Bollino lidhur me nisjen e privatizimit të tokës, terreneve e objekteve të ish-Klubit Partizani. Sipas tij, ky proces nuk është nisur nga qeveria Berisha por qeveria socialiste në vitin 2005.

“Edi-Carlo jane te lutur te paraqesin prova per deklarimet e bera me media ose i bie qe jane fabrikuar me qellim shpifje. Nderkohe faktet e njohura jane si meposhte:

Klubi Partizani nuk eshte privatizuar ende por sot ka perfunduar ne duart e Edi Rames, vellait dhe sekserit te tij pa asnje dokument te ligjshem zyrtar! Gjithe ai mund, djerse, trofe, historik i klubit publik shteteror ka perfunduar ne duar te edit pa asnje cope leter nga pronari i ligjshem shteteror, pa u nxjerre fare ne tender apo ne proces transparent per t’a kthyer ne nje ndermarrje aksionere ku te ishin aksionere te gjithe kontribuesit (lojtare e tifoze) e jo monopol i vellait te Edit.

Edi-Carlo mashtruan kur deklaruan se privatizimin e tokes, terreneve dhe objekteve te ish-klubit partizani e nisi qeveria Berisha. Ne fakt e nisen ministrat Anastas Angjeli dhe Blendi Klosi me disa shkresa zyrtare ne Korrik 2005 per interesa lehtesisht te kuptueshme. Ligji i Kthimit te Pronave i 2004 detyronte t’i ktheheshin pronareve tokat qe kish marre ushtria dhe ishin jashte planit te perhapjes, kesisoj pas nje sage shumevjecare familjet e vjetra te Tiranes (Begeja, Llagami, Vaqari, Saliaga dhe Alimemeti) me qindra trashegimtare rimoren pronen e grabitur per 60 vjet nga komunizmi.” – vijon ai në reagimin e tij.

Malltezi thekson po kështu se prona u është kthyer e cunguar familjeve pronare pas 60 vitesh grabitje e pjesë të këtyre pronave, shton ai, po i grabit Bollino pa proces të rregullt, pa garë e pa lekë.

Ai shton se prona nuk është marrë falas siç shkruan Bollino në mediat e tij, por familjet pronare kanë paguar 900 milionë lekë për blerjen e objekteve të rrënuara.

“Prona e grabitur per mbi 60 vjet nga komunistet iu kthye e cunguar familjeve pronare pasi kane pasur 67,000 m2 e jo 26 apo 30,000. Kjo pasi diku binte rruge e diku toke e destinuar per gjimnaz sipas planit te Tiranes. Pjese te ketyre copave tani po i vjedh dikush nga italia jo me ane te ndonje procesi te rregullt, jo me gare, pa paguar asnje lek, pa asnje debat publik nese duhet t’i perlaje italiani apo ndertuar gjimnazi, por permes 3 VKM me qark te shkurter direkt nga Edi Rama! Edi-Carlo genjejne kur thote se familjet pronare e moren falas (token e kishin te tyren te grabitur nga komunizmi per 60 vjet dhe rikthyer sipas ligjeve ne fuqi), pasi pronaret kane paguar 900 milione leke per blerjen e objekteve te rrenuara dhe copezave neper cepa ndonese mijera m2 toke te ish pronareve nuk iu llogarit fare si kompensim (e drejta e parablerjes).” – shton Malltezi.

Ky i fundit vijon argumentet e tij duke dhënë të tjera lidhur me pronën në fjalë dhe pretendimet në media të Bollinos, të cilin e akuzon se gënjen bashkë me kryeministrin Rama.

“Edi-Carlo genjejne kur thote se per ish-pishinen e partizanit iu mor nje prone nje pronari tjeter pasi sic eshte ne dijeni pishina ishte objekt publik (pjese e klubit) dhe pronaret qe kishin mbi 95% te tokes u detyruan t’a blinin nga shteti edhe ish pishinen (si pjese e privatizimit te objekteve) ndersa ai qe Edi-carlo e quan pronar u vertetua qe kish bere falsifikim dokumenti per vendosjen dhe ky falsifikim u kap edhe nga ZRPP edhe u vertetua ne 2 shkalle te gjyqsorit ne mbi 7 vjet qe zgjati gjyqi, dhe ka paguar detyrimin ligjor per posedimin e paligjshem. Ish pronaret e tokes nuk kishin asnje interes asokohe per ish-pishinen qe ishte larg fare por u detyruan nga shteti t’a blinin dhe me cmim shume te kripur. Te gjitha dokumentet per procesin e privatizimit te terreneve, percaktimet zyrtare te kufinjve te cdo objekti apo terreni u azhornuan nga bashkia e Tiranes dhe u firmosen nga nje dyzine drejtore te Edi Rames, perfshi edhe nga vete Edi Rama qe e falenderojme se firmosi edhe lejen per ndertimin e mega objektit.” – vijon ai.

Malltezi thotë në tej se 43 familjet që jetonin në këto objekte të rrënuara janë strehuar e për këtë janë dhënë më shumë se 2500 metra katrorë e mbi 500 mijë euro nga 5 familjet tiranase që kanë marrë pronën.

“5 familjet fisnike pronare te Tiranes ndonese ju mori dhjetera vjet procesi i kthimit te prones dhe ndonese paguan 900 milione leke per te blere edhe objektet e vjetra, prapeseprape nuk nxorren ne rruge asnje nga banoret informale qe ndodheshin ne objektet e vjetra! Ndonese mes pronareve kishte qe nuk kishin marre asnje nga dhjetera pronat e prinderve dhe vete jetonin me qera, gjithsesi pranuan qe mos fitonin mbi hallin e informaleve. Te gjithe banoret informale u bene pjese e modelit te zhvillimit te prones! Mbi 2500 m2 dhe mbi 500,000 euro u dhane per 43 familjet qe banonin ne objektet e rrenuara. Kjo eshte ndofta arritja me e mrekullueshme dhe dinjitoze e ketij projekti zhvillimor. Asnje banor informal nuk jeton ne fund te projektit me keq sesa kane jetuar ne fillim te tij. Ky eshte nje standart human i paimagjinuar ne Shqiperi. Sa mire do ishte sikur pronat t’i ktheheshin pronareve te ligjshem duke i detyruar qe t’i zhvillonin duke respektuar standartet Evropaine sociale dhe mjedisore. Per fat te keq, familja ime (nder 7 familjet themeluese te Tiranes sipas Prof. Karapicit, nder 3-4 familjet me te pasura te Tiranes sipas Prof. Petreles, dhe e treta me e goditura nga tatimi i jashtezakonshem i komunisteve) i jane rikthyer vec dicka me pak se 8% te prones. 92% te pronave na e kane vjedhur ose edi rama qe i jep me VKM pa respektuar asnje ligj, ose zaptuar nga tualeti nga kasollja e galigatit, ose ndonje Italian per sherbime lepirese. “Kjo nuk shkon” do thoshte miku yt.” – shton ai.

Në fund Malltezi thotë se familjet pronare po dhurojnë një çerdhe e një kopsht për komunitetin duke theksuar se nuk do e lejojnë më kryeministrin Rama e Carlo Bollinon që të grabisin tokën tjetër që pronarët ia kanë dhënë bashkisë për të ndërtuar një gjimnaz.

“Pervec shume kontributeve per zhvillimin e zones, familjet pronare po kontribuojne edhe me nje cerdhe dhe nje kopsht per komunitetin te cilat nuk do i lejojme qe te grabiten sic edi dhe carlo duan te grabisin token tjeter qe pronaret e lane ne dispozicion te bashkise per gjimnaz per komunitetin.

Edi-Carlo, ju ftoj te paraqiteni ne gjykate dhe mos pervidheni, ju ftoj te hiqni dore nga grabitja e gjimnazit per te rinjte e Tiranes qe po bejne mesim me turne. Ajo toka ka edhe pronare (familjet Begeja, Llagami, etj,) qe me bujari ia lane bashkise te bente gjimnaz per te rinjte. Banoret do bejne peticione dhe referendum vendor me 1 pyetje te thjeshte: “A doni qe ate 5000 m2 toke te Begejave, Llagamsave, etj t’ia falim Edi-Carlos, apo t’a bejme gjimnaz per femijet tane sic e caktoi Plani Rregullues i Bashes?” – mbyll reagimin e tij në Facebook, Malltezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *