Vendosni fjalën kyçe....

“Kampion i Antikorrupsionit”- Ardian Dvorani reagon për herë të parë pas çmimit të DASH-it: Ndihem krenar


Ish-kreu i KED-së Ardian Dvorani, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit të DASH-it se kishte ndërmend ta shpallte një ndër Kampionët ë Antikorrupsionit në Botë.

Ai thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës, se ishte në sallën e gjyqit në momentin kur e mori vesh lajmin dhe se ndihet i vlerësuar dhe krenar për këtë çmim.

“Reagimi im i parë… Në fakt isha në sallën e gjyqit kur bashkëpunëtorë, kolegë edhe miq më njoftonin për këtë çmim. Sigurisht që kisha një dijeni paraprake se diçka po ndodhte, për një nominim. Sinqerisht ndjehem shumë i vlerësuar dhe jashtëzakonisht krenar që çmim i tillë, me këtë dedikim dhe me këtë përmbajtje më jepet mua nga Departamenti i Shtetit, nga Sekretari i Departamentit të Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjëja e dytë që më vjen në mendje është që këtë vlerësim të jashtëzakonshëm nuk dua ta mbaj vetëm për vete, por e quaj si një vlerësim dhe dua ta ndaj edhe me shumë kolegë të tjerë, gjyqtarë, prokurorë, magjistratë, të cilët në vite kanë bërë përpjekje dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje, që në Shqipëri të krijohet mundësia për të dhënë drejtësi, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale.”- është shprehur Dvorani.

Gjatë kësaj interviste ai ka folur për ecurinë e Reformës në Drejtësi, duke u shprehur se tanimë kjo reformë “po jep frytet” e saj.

Vlerësimi i Dvoranit me këtë çmim bëri shumë zhurmë dje në Tiranë, pikërisht pse ai ishte akuzuar vazhdimisht nga presidenti Ilir Meta se kishte tentuar të kapte drejtësinë përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tij në krye të KED-së, e madje dhe Komisioni i Venecias arriti në përfundimin se ai kishte krijuar një situatë antikushtetuese me dërgimin e listave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. E ky çmim u mor si një sinjal shumë i fortë i DASH-it për presidentin Meta./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *