Mediu, Roshi, Duka dhe Shehu sërish takim me Bashën, Ndoka nuk ka firmosur ende marrëveshjen


13 parti politike deri më tani kanë firmosur marrëveshjen për daljen në koalicion në zgjedhjet e 25 prillit. Por, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka refuzuar të firmosë deri më tani marrëveshjen me Bashën.

Ndoka është i pakënaqur nga oferta e Partisë Demokratike, e cila nuk e ka vendosur emrin e tij në listën e sigurt në qarkun e Shkodrës, zbulon BalkanWeb.

Partitë kanë kohë deri më orën 00:00 për të dorëzuar koalicionet në KSHZ.

Në marrëveshjen e zbuluar ditën e sotme koalicionit me PD-në i është shtuar edhe partia Fryma e Re Demokratike e themeluar nga ish-Presidenti Bamir Topi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *