Vendosni fjalën kyçe....

Meta kthen ligjin e akuzon Ramën: Shkeli Kushtetutën e preku interesin publik në zgjatjen e koncesionit të Rinasit


Presidenti Meta ka kthyer ligjin për zgjatjen e koncesionit të areportit të Rinasit, i miratuar pak kohë më parë në Kuvend.

Ai ka akuzuar kryeministrin Rama lidhur me zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit.

Në një konferencë për shtyp nga Presidenca, kreu i shtetit tha se me këtë zgjatje janë shkelur të gjitha ligjet e vendit dhe Kushtetuta.

Sipas Metës, kjo zgjatje është bërë në nxitim e sipër dhe pa u marrë në konsideratë interesi publik e ai financiar i shtetit dhe qytetarëve.

“Kryeministri Rama ka zgjatur me 13 vite koncesionin e aeroportit të Rinasit që përfundon brenda gjashtë vitesh. Procedura për zgjatjen e kësaj kontrate është bërë pa garë dhe pa pritur afatin e përfundimit të afatit për koncesionin. Janë shkelur parimet kushtetuese dhe ligjet, në kundërshtim me kushtet e marrëveshjes bazë të koncesionit të arritur në vitin 2004, që ka një trajtim klientelist. Zgjatja e këtij koncesioni është bërë në kohë rekord duke shkelur Kushtetutën e ligjet. Kjo zgjatje nuk merr në analizë interesin publik e as atë financiar të shtetit të qytetarëve.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *