Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se rri me oligarkun e peshkut, Gjergj Luca.
Teksa po jepte një konferencë për shtyp në Presidencë, kreu i shtetit u pyet nga një gazetare mbi deklaratat e Ballës se takohej me gjyqtarë e prokurorë të larguar nga vettingu.
Meta u përgjigj duke thënë se Sekretarit të PS-së i pjell mendja vetëm për këto gjëra duke qenë se rri gjithë ditën me oligarkun e peshkut, duke nënkuptuar biznesmenin Gjergj Luca.
“Po të rrish tërë ditën me oligarkun e peshkimit vetëm gjëra të tilla mund të pjellë mendja. Siç ishte vizita ime e fshehtë dhe sekrete në Librazhd, që e di gjithë populli i Librazhdit.” – tha Meta sot.