Vendosni fjalën kyçe....

Së shpejti Donald Trumpi mund të dalë para gjykatës për akuzat për përdhunim


Donald Trumpit së shpejti mund t’i duhet të përgjigjet në gjykatë për akuzat për përdhunim.

Shkrimtarja E. Jean Carroll thotë se ka shkuar në Nju Jork për të bërë pazar me një konsulent mode për të gjetur “veshjen më të mirë” për një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj – kur ajo do të ulet ballë për ballë me burrin që ajo akuzon për përdhunimin e saj dekada më parë, ish-Presidenti Donald Trump.

Autorja dhe gazetarja shpreson që kjo ditë kur të vendoset përballë Trumpit, të vijë sa më shpejt këtë vit.

Siç shkruan Reuters, avokatët e Carroll po kërkojnë të fajësojnë Trumpin në një proces gjyqësor për shpifje që shkrimtarja ngriti kundër ish-presidentit në nëntor të vitit 2019, pasi ai mohoi akuzën e saj se ai e ka përdhunuar atë në një dyqan në Manhattan në mes të viteve 1990.

Trump thotë se ai kurrë nuk e ka njohur Carroll-in dhe e akuzon atë se po gënjen për të shitur librin e saj të ri. Madje shton: “Ajo nuk është tipi im”.

77 vjeçarja e cila është një ish-kolumniste e revistës Elle, kërkon dëmshpërblim të paspecifikuar në procesin gjyqësor të saj dhe tërheqjen e deklaratave të Trumpit. Ky është një nga dy rastet që përfshijnë akuza për sjellje të keqe seksuale kundër ish-presidentit Trump që mund të shkojnë përpara më shpejt tani që ai ka lënë presidencën.

Ndërsa ishte në detyrë, avokatët e Trumpit vonuan çështjen pjesërisht duke argumentuar se detyrat e ngutshme të zyrës së tij e bënin të pamundur përgjigjen ndaj padive civile.

“E vetmja pengesë për të vazhduar me paditë civile ishte se ai ishte presidenti.”– tha Jennifer Rodgers, një ish-prokurore federale dhe tani një profesore ndihmëse e së drejtës klinike në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit të Nju Jorkut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *