Një ekip shpëtimi gjeti trupin e një vajze 16-vjeçare nga vendi ku një anije peshkimi u përmbys në Egjiptin verior, duke e çuar numrin e të vdekurve nga aksidenti në 14, njoftuan mediat lokale të mërkurën.
Anija, e cila kishte në bord 20 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë, u përmbys të hënën në mbrëmje në liqenin Mariout, që ndodhet në perëndim të qytetit të Aleksandrisë, njoftoi gazeta e përditshme egjiptiane Al-Ahram.
Autoritetet më herët thanë se numri i vdekjeve ishte 12 dhe se shtatë persona u raportua të ishin zhdukur.
Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin, por raportet e mediave lokale sugjeruan që shumica e anijeve në liqen operojnë pa licenca.
Një vlerësim paraprak tregoi se njerëzit në bord ishin nga e njëjta familje, citoi gazeta El-Watan, Guvernatorin e Aleksandrisë, Mohammed el-Sharif.