Policia ka shoqëruar disa persona lidhur me vrasjen e biznesmenit Behar Sofia me dy plumba pranë Piramidës në Tiranë mëngjesin e sotëm.
Dyshohet se ai është qëlluar nga një makinë në lëvizje.
66-vjeçari u qëllua me dy plumba me armë silenciator, duke qenë se në zonën përreth nuk janë dëgjuar të shtëna.
Sofia ka qenë edhe në në shkuarën shënjestër atentatesh ndërsa bizneseve të tij u është vënë disa herë tritol.
Policia po heton të shkuarën e Sofias për të zbuluar ndonjë lidhje të mundshme lidhur me atentatin e sotëm.
Po kështu pritet të merren kamerat e bizneseve pranë vendit të krimit, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e tij.