Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Nëse për 6 muaj në qeverisje nuk denoncojmë aferat atëherë jemi duke vjedhur vetë


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me premtimet mbi denoncimin e aferave korruptive nëse vijnë në pushtet.

Bardhi tha se nëse ministrat e PD-së brenda 6 muajve nuk denoncojnë aferat korruptive atëherë i bie që po vjedhin vetë.

Ne do kalojmë në skaner PPP-të në 30 vjet. Ky ligj-antimafia të zbatohet edhe për kontratat koncesionare. Qeveria Basha do denoncojë çdo aferë korruptive në Prokurori. Do t’i çojmë për 6 muaj, përkundër do të thotë që ne po vjedhim vetë.

Kam qenë vetëm 3 muaj ministër teknik, e më doli përpara afera e byzylikëve elektronikë dhe buxhetit iu kthyen 2.5 milionë euro me vendim gjykate. Unë isha në karrige për t’i shërbyer interesit publik. Nëse nuk e japim këtë shembull për gjashtë muaj, i bie që po vjedhim vetë. Do të denoncojmë aferat e qeverisë më herët ose jemi duke bërë ne. Platforma antimafia përfshin kontratat e PPP-së që janë bërë në 30 vjet, e përsëris”-deklaroi Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *