Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, gjatë debatit në emisionin “Real Story”, foli edhe për realizimin e koalicionit me partitë aleate si dhe dorëheqjen e ish-Presidentit Bamir Topi nga partia FRD.
Bardhi tha se nuk ka informacion për arsyet e dorëheqjes së Topit por shtoi se ka qenë pjesë e negociatave me PD-në.
“Nuk kam informacion për arsyet e dorëheqjes së Topit nga drejtimi i partisë së tij. Ai e ka dorëzuar dorëheqjen pranë kryesisë së partisë së tij. Nuk besoj se dorëheqja e tij ka lidhje me koalicionin e PD, sepse vendimi ka qenë i institucioneve legjitime, ku bënte pjesë dhe kryetari i kësaj partie. Edhe Topi ka qenë pjesë e negociatave me PD. Çdo eksponent, që është ftuar për të qenë pjesë e koalicionit të opozitës së bashkuar, ka pasur kontakte me liderin e PD”-deklaroi Bardhi.