Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Pas 25 prillit, Shqipëria do ketë numrin më të lartë të testimeve në rajon


Kreu i PD-së, Lulzim Basha në tryezën e thirrur me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë ka theksuar se situata me pandeminë në vend është jashtë kontrollit.

Basha premtoi se pas 25 prillit do rrisë nivelin e testimeve dhe do Shqipëria do bëhet vendi me numrin më të lartë të testimeve në rajon.

“Pas 2 muajsh shqiptarët do vendosin. Dy muaj është një kohë e gjatë për mua si prind, si bir prindërish, si qytetar dhe pastaj si kryetar i PD, e më pas kandidat për kryeministër.

Ndaj ju kam thirrur sot që të përsërisim qëndrimet botërisht të njohura për trajtimin e kësaj krize. E para mbeten: Testimet. Se ato do na tregonin ku është infeksioni nëse do bëheshin të paktën si në vendet kufitare. Nëse Berati, ku ka shkuar për cirkun e radhës rezulton problematik do merrja masa Nëse një x industri rrezikon, do ta mbyllja dhe rimbursoja.

Jo e gjithë Shqipëria të kthehej në një spital gjigand. Mjafton të kesh pak zemër për vendin tënd e njerëzit e tu. Jo të vraposh ta bësh vaksinën i pari, por të rrish në këmbë dhe ta bësh i fundit. Pas 25 prillit nivelin më të lartë të testimeve në rajon. Qeveria e ka mendjen tek njerëzit, jo tek shëndeti i vetë e xhepat e saj. Testim, gjurmim, izolim. Armatosja e personelit shëndetësor të braktisur. Ai del e bën cirk kurse mjekët e qytetarët kacafytën për shkak se i ka lënë në mëshirë të fatit”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *