Vendosni fjalën kyçe....

Basha zbardh takimin me ambasadoren amerikane, çfarë u diskutua


Kreu i PD-së, Basha, ka treguar atë që ka biseduar me ambasadoren amerikane gjatë takimit me të pasditen e sotme.

Kryedemokrati shkruan në Twitter se i ka shpjeguar asaj planin e PD-së për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen e SHBA-së dhe bashkëpunimin e fortë me të.

Ai shton në reagimin e tij se bashkëpunimi do rrisë zhvillimin ekonomik të vendit , do tërheqë investitorët dhe do forcojë luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Më herët, përfaqësuesja e SHBA-së në Tiranë shkroi në Twitter pas takimit me Bashën se pasi kishte dëgjuar programin elektoral të PD-së, kishte nënvizuar pritshmëritë për kandidatë pa rekorde kriminale për të gjitha partitë në garë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *