Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëshortja e El-Chapos planifikoi dy arratisjet e tij, çfarë thonë autoritetet amerikane pasi e arrestuan


Emma Coronel Aispuro, një ish-mbretëreshë e konkursit të bukurisë amerikane dhe gruaja e bosit më të famshëm të drogës në botë – Joaquin ‘El Chapo’ Guzman – është arrestuar në SHBA për një sërë akuzash për trafik droge.

Aispuro, 31 vjeç, e cila është një shtetase e dyfishtë amerikano-meksikane, u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles në Chantilly ‘me akuzat në lidhje me përfshirjen e saj të pretenduar në trafikun ndërkombëtar të drogës’, njoftoi të hënën Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Gruaja, e cila u martua me El Chapo-n kur ishte 18 vjeç, akuzohet për komplot lidhur me shpërndarjen e një kilogrami heroinë, pesë kilogramëve kokainë, 500 gramëve metamfetaminë dhe rreth një ton kanabis.

Përveç akuzave të shumta në lidhje me tregtinë e drogës, Aispuro akuzohet gjithashtu për komplot për nxjerrjen e bashkëshortit të saj nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë përmes një tuneli nëntokësor 1.5 km në 11 korrik 2015. Komploti nuk arriti të kryhej pasi zyrtarët e burgut zbuluan një hyrje në një tjetër tunel nëntokësor që dilte jashtë objektit.

Kreu i klanit Sinaloa u esktradua në SHBA në janar 2017. Ai aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm plus 30 vjet, pasi u dënua për 10 akuza në lidhje me trafikun e drogës në shkallë të gjerë dhe vrasje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *