Presidenti i SHBA-ve ka firmosur dekretin mbrëmjen e djeshme i cili shfuqizon një vendim të ish-Presidentit Donald Trump i cili bllokonte fituesit e “Llotarisë Amerikane” të hynin në SHBA me arsyetimin se dëmtonin punonjësit vendas.
Joe Biden e shfuqizoi duke thënë se ky vendim po pengon familjet të bashkohen në SHBA si dhe po dëmton bizneset amerikane.
Biden shtoi se politika e mëparshme ka ndaluar emigrantët e kualifikuar të hyjnë në vend, duke sjellë si rezultat humbjen e shumë mundësive dhe ndërprerjen e ëndrrës amerikane.
Ky ndryshim i ri do të thotë që qindra mijëra të huaj të cilët do të prisnin deri në fund të marsit për një shans aplikimi për vizat e lakmuara, mund ta bëjnë këtë menjëherë.
Presidenti megjithëse rikthehu mundësinë për “kartën e gjelbër”, vendimin në lidhje me ndalimin e punëtorëve të huaj të përkohshme e mbajti në fuqi.