Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi shkon në Liban: Do punojmë për të finalizuar operacionin e radhës për riatdhesimin shqiptarëve që ndodhen në Siri


Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se ndodhet në Liban për angazhimin e nisur për riatdhesimin e shtetasve shqiptare që ndodhet në kampet siriane.

Ai ndodhet atje së bashku me drejtorin e Antiterrorit Gledis Nano duke theksuar se po punohet për finalizimin e operacionit të radhës për riatdhesimin e shtetasve shqiptare.

“Në vijim të angazhimit të qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet siriane, prej dy ditësh ndodhem në Beirut. Bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, zhvillova një takim me drejtorin e përgjitshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim. E falenderova Gjeneralin për gjithë kontributin e tij të çmueshëm në këtë proces dhe e garantova për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në çështje të sigurisë dhe sidomos në finalizimin me sukses të këtij operacioni të vështirë në një kohë sa më të shkurtër. Vizita në Beirut është gjithashtu tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria. Do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë”-shkruan Çuçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *