Vendosni fjalën kyçe....

“Është me fat që jeton ende” – Makina 50 mijë dollarëshe me 10 airbag shpëtoi yllin e golfit Tiger Woods pas aksidentit


Makina luksoze me të cilën udhëtonte ylli amerikan i golfit, Tiger Woods, i ka shpëtuar jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë.

Ka qenë ky përfundimi i arritur nga policia e Kalifornisë në SHBA. Woods kishte marrë me qera SUV-in model ‘Hyundai Genesis GV80’, me të cilin u aksidentua një ditë më parë. Sipas hetuesve, fakti që makina kishte 10 airbag bëri që ai të shpëtone nga vdekja thuajse e sigurt, me pak dëmtime të vogla.

45-vjeçari ëshë dërguar në spital ku është në gjendje të vetëdijshme por i tronditur, tha stafi mjekësor në spitalin ku po kurohet ylli i golfit.

Sherifi i Los Anxhelos, Alex Villanueva, tha se lojtari i golfit është ‘me fat që është gjallë’ dhe tha se 10 airbag-ët e mjetit dhe fakti që ai kishte vënë rripin e sigurimit, i kanë shpëtuar jetën.

SUV-i me 300 kuaj fuqi ishte marrë me qera nga Woods. Ai arrin një shpejtësi maksimale prej rreth 240 kilometrash në orë dhe prodhohet nga kompania koreano-jugore e mjeteve, Hyundai.

Mjeti ka 10 jastëkë ajri, një sistem paralajmërimi për përplasje, një kamerë të brendshme për të paralajmëruar shoferët nëse bien në gjumë si dhe teknologji të tjera të zgjuara. Modeli prej 50,000 dollarësh pritet të jetë më i shituri i Genesis në SHBA deri në fund të këtij viti.

Makina ka marrë vlerësime për pamjen e jashtme dhe teknologjinë që ofron dhe konkurron me automjete si Jeep Grand Cherokee, BMW X5 dhe Mercedes GLE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *