Firma me dokumenta false në tendera dhe ky nuk është rasti i parë.
Në bashkinë e Tiranës, një nga subjektet konkuruese ka paraqitur dokumenta false. CNA.al ka mundur të sigurojë një pjesë të dokumentacionit dhe tashmë ka zbardhur skandalin.
Gjithçka duket e qartë se në garën për Lotin e II të pastrimit në Tiranë, njëri nga subjektet i cili ka paraqitur dokumenta dhe konratata për qera-marrje automjetesh i ka false. Janë disa mjetë të siguruara në Rumani nga firma Korsel, ku përfshihen autobote uji dhe kamionçina.
Sipas verifikimeve të bëra rezulton se dokumentat e paraqitura në garë janë me falsifikime, konkretisht numrat e shasive të mjeteve janë të ndryshme, dhe këto lehtësisht të verifikueshme nga krahasimi i lejes të qarkullimit që ka paraqitur në tender dhe verifikimit ne faqen zyrtare në Rumani, pra rezultojnë se janë falsifikuar lejet e qarkullimit, numrat e sasive dhe peshat e mjeteve.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNA.al