770 persona në vend janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë për mosmbajtjen e maskës. 136 të tjerë janë gjobitur me nga 3 mijë lekë të reja pasi janë kapur duke udhëtuar në mjete private me persona jashtë rrethit familjar pa maskën mbrojtëse.
Administratori i një lokali është ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë pasi sipas policisë e ushtronte veprimtarinë në shkelje të protokolleve të sigurisë.
10 persona janë ndëshkuar me nga 10 mijë lekë të reja pasi janë kapur duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00 të mbrëmjes.