Vendosni fjalën kyçe....

Hollësi të reja për atentatin ndaj Gjon Menës, Gjergj Cukali u premtoi 30 mijë euro kushërinjve Jakimi nga Zall-Bastari


Hollësi të reja kanë dalë lidhur me atentatin e dështuar ndaj Gjon Menës. Gjergj Cukali u kishte premtuar 40 mijë euro dy kushërinjve Jakimi nga Zall-Bastari për eliminimin e Menës.

Fillimisht ai u ka dhënë atyre një shumë prej 10 mijë eurosh me të cilën ata kanë blerë një mjet ‘Fiat’, që ka shërbyer për ndjekur Menën. Lënda eksplozive është montuar në një celular nga Enver Jakimi ndërsa është vënë poshtë mjetit të Gjon Menës nga kushëriri, Edmond Jakimi.

Ata e kanë ndjekur Menën mëngjesin e së nesërmes kur kishin vënë eksplozivin por e kanë aktivizuar atë para se ai të hipte në makinë, shkruan BW.

Mena mbeti i plagosur në atentatin ndaj tij ndërsa dy vëllezërit u larguan në rrugë dytësore nga Barruja deri në Zall-Bastar ku edhe u arrestuan nga policia.

Sipas kësaj të fundit, dyshohet se shkak për konfliktin mes Cukalit e Menës janë konfliket për çështjet e drogës që kanë ndodhur jashtë Shqipërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *