Pesë persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në Kosovë lidhur me Covid-19.
Nga 2643 analiza të kryera janë zbuluar 437 raste të reja me koronavirusin e ri.
Për sa i përket numrit të përgjithshëm të viktimave, Prishtina zyrtare ka raportuar deri tani 1587 të tilla.
Ditët e fundit ka pasur një rritje të lehtë të viktimave e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë.