Vendosni fjalën kyçe....

LDK-ja hedh poshtë dorëheqjet në parti: Askush s’është larguar, Isa Mustafa kryetar i saj


Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet mediatike për sa u përket dorëheqjeve në kryesinë e kësaj force politike pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas kësaj force politike askush nuk ka dhënë dorëheqje ndërsa kreu i saj, Isa Mustafa, ka lajmëruar se do ia paraqëse dorëheqjen Kuvendit të partisë kur të mblidhet, shkruan Koha.

“Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit. Vetëm kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së.” – thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim të LDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *