Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Covid-19 u shfrytëzua për shkeljen e të drejtave të njeriut, qeveria shkatërroi demokracinë


Kreu i Shtetit, Ilir Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Covid-19 u shfrytëzua për shkeljen dhe cenimin e të drejtave të njeriut.

Meta shkruan se qeveria ka shkatërruar demokracinë duke kapur institucionet e cila ka kulmuar me dhunën policore duke filluar nga shembja e Teatrit dhe miratimi i koncesioneve dhe akteve anti-kushtetuese.

COVID-19 jo vetëm i thelloi pabarazitë në vend, por u shfrytëzua pabesisht edhe për shkeljen dhe cenimin e të drejtave të qytetarëve për motive, që nuk kishin asnjë lidhje me pandeminë. Përpjekjet e Qeverisë për të shkatërruar demokracinë dhe kapur institucionet e pavarura nuk u kursyen as gjatë kësaj kohe, duke kulmuar me dhunë policore shproporcionale ndaj qytetarëve, shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar dhe miratimin e të tjera koncensioneve dhe akteve antikushtetuese, që cenojnë interesin publik e kombëtar.

Duke e përshëndetur mesazhin e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç bashkëndaj të njëjtin qëndrim se ky duhet të jetë viti për t’i thënë NDAL shkeljes së të drejtave të njeriut.

Me referendumin historik të 25 prillit, qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të ndahen nga kjo epokë e errët e dhunimit të demokracisë dhe degradimit të shtetit ligjor”-shkruan Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *