Vendosni fjalën kyçe....

Milaim Zeka: Baton Haxhiu është ftuar nga Gjykata e Hagës në cilësinë e të dyshuarit


Gazetari i njohur nga Kosova, Milaim Zeka, ka deklaruar se Baton Haxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas Zekës, Haxhiu është ftuar pas publikimit të dosjes ndaj zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili është i burgosur në Hagë.

Ai shkruan se prokuroria e Hagës e ka ftuar Haxhiun në cilësinë e të dyshuarit për pengim e ndërhyrje në drejtësi. Në postimin e tij, Zeka thekson se prokuroria e Hagës ka vërejtur me shqetësim publikimin e dosjeve, emrave e dëshmitarëve të mundshëm, gjë që e konsideron si pengim të drejtësisë e ndërhyrje në të.

“Baton Haxhiu eshte ftuar nga Gjykata Speciale. Pas publikimeve të dosjeve, ku cak ishte zyrtari i larte i LVV, Rexhep Selimi, aktualisht i burgosur ne Hage, Prokuroria Speciale prane Gjykates te Hages, i ka bere ftese Baton Haxhiut ne cilesine e te dyshuarit per pengim dhe nderhyrje ne drejtesi. Sipas burimeve shume te sigurta, kjo prokurori ka ndjekur me shume shqetesim berjen publike te ketyre dosjeve, publikimin e emrave te deshmitareve potenciale, duke e konsideruar kete “si pengim te hetimeve, dhe nderhyrje ne drejtesi”, akuze per te cilen po ashtu edhe Nasim Haradinaj dhe Gucati aktualisht gjenden te burgosur ne Hage.” – shkruan ai në Facebook.

Zeka shton më tej se sipas prokurorisë së Hagës, Baton Haxhiu i ka bërë veprimet në mënyrë të qëllimshme e me vetëdije të plotë, ndërsa ka edhe një precedent të mëhershëm në Gjykatën e Hagës e është dënuar për diçka të tillë.

Ai thekson se Haxhiu mund të arrestohet mbi këtë akuzë pavarësisht faktit se publikimi i dosjeve nuk është bërë në Kosovë por Shqipëri, për t’i shpëtuar ligjit në Kosovë.

“Sipas burimeve te kesaj prokurorie, Baton Haxhiu e ka bere “qellimshem dhe me vetedije te plote” nje veprim te tille, pasiqe ai ka nderhy edhe ne te kaluaren ne Tribunalin e Hages, ku me heret edhe eshte denuar per nje veper te tille. Sipas gjasave, Haxhiu edhe mund te arrestohet bazuar ne kete akuze, edhe pse publikimet nuk jane bere ne territor te Kosoves por te Shqiperise ne tentative per ti ikur legjislacionit Kosovar. Ama, Gjykata Speciale ka mandat jo vetem mbi territorin fizik te Kosoves, por mbi çdo person, akt apo veper kudo qe ajo konsumohet ne lidhje me krimet e supozuara te luftes mbi te cilat ajo ka mandat.” – mbyll postimin e tij, Zeka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *