Vendosni fjalën kyçe....

Piktura e Van Gogh-ut ekspozohet për herë të parë për publikun, u mbajt e mbyllur për 100 vjet


Një pikturë e Vincent Van Gogh e cila tregon një rrugë në Paris shfaqet për herë të parë në një ekspozitë, pasi kaloi më shumë se 100 vjet pas dyerve të mbyllura.

Piktura ka qenë në pronësi të një familje franceze për shumë kohë që kur u pikturua në vitin 1887.

Vlera e saj arrin deri në tetë milion euro kur të shitet në ankand muajin tjetër.

Eksperti i artit Martin Bailey tha për BBC-në se kjo është “hera e parë që ne jemi në gjendje ta shohim atë siç duhet”.

Riprodhime të vogla të kësaj vepre janë bërë në të kaluarën, shpesh në të zezë dhe të bardhë. “Ajo që është emocionuese është se ajo është një pikturë e Van Gogh e cila është mbajtur e fshehur që kur doli nga këmbaleca e artistit.”- tha Bailey. “Ka qenë gjithmonë në koleksione private, kështu që vetëm pronarët dhe miqtë e tyre e njihnin atë”.

Kjo është një nga seritë e pikturave që Van Gogh krijoi ndërsa po banonte me vëllain e tij Theo në vitet 1886 dhe 1887.

Çmimi i vlerësuar prej pesë deri në tetë milionë euro pasqyron faktin se pikturat e artistit në Paris nuk marrin “shumat e mëdha” të pikturave të tij në Provence, sipas zotit Bailey.

“Por derisa çekiçi të mos bjerë, padyshim që askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në ankand. Tani ka një interes të madh për Van Gogh në Lindjen e Largët, kështu që tregu i Van Gogh është me të vërtetë global”. Piktura do të shfaqet në shtëpitë e ankandeve në Paris, Amsterdam dhe Hong Kong përpara se të shitet më 25 Mars.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *