10 shtetas janë futur nën hetim nga policia e Kukësit për fshehje të të ardhurave dhe punësim të paligjshëm.
Këta persona ushtronin aktivitet të ofrimit të shërbimeve në bar-kafe dhe restorante në zona të ndryshme të qytetit pa u regjistruar në organet tatimore.
Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 10 shtetas, konkretisht: B. Z., H. Th., H. O., M. B., G. S., L. Z.,A. S., M. H., V. O. dhe F. Sh., banues në Kukës” – njofton policia.
Policia i ka referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, materialet me akuzat për “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.