Vendosni fjalën kyçe....

“Pse hani kaq shumë” – Politikani veteran rus thotë se nëpunësit e administratës s’duhet të peshojnë mbi 100 kg


Politikani veteran nacionalist i Rusisë, Vladimir Zhirinovsky, ka thënë se duhet të ketë disa “kufij” në peshën e nëpunësve civilë dhe në atë të popullsisë së përgjithshme.

Duke folur për radion Komsomolskaya Pravda më parë këtë javë, Zhirinovsky u pyet për të komentuar mbi një artikull të fundit në gazetën Daily Mirror.

Ajo kishte raportuar që Agjencia Shtetërore e Mbretërisë së Bashkuar për Licencimin e Shoferëve dhe Automjeteve i kishte kërkuar stafit të informonte administratën për matjet e tyre të belit. Kjo, me sa duket, do ta ndihmonte atë të vendoste se cilët punonjës duhet të punojnë në zyra ose nga shtëpia.

Zhirinovsky, i cili drejton Partinë Nacionaliste Liberal Demokratike të Rusisë, tha se dhënia e udhëzimeve për masën e trupit është një ide e mirë.

“Pesha e një nëpunësi civil duhet të jetë 100 kg dhe jo më shumë. Nëse është 120 kg ose 150 kg, kjo nuk është në rregull.” – argumentoi politikani.

Ai shtoi se nëpunësit civilë duhet të “orientohen” drejt zakoneve të shëndetshme.

“Pse hani kaq shumë? Ju nuk keni diabet të tipit dy, por me siguri të tipit një e keni. Ideja jonë është që të sigurojmë disa rekomandime për qytetarët në mënyrë që të ushqehen në mënyrë të shëndetshme.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *