Vendosni fjalën kyçe....

Skocia nis të përdorë dronët për të dërguar teste Covid-19 e ilaçe në ishujt e largët


Për herë të parë në histori, Britania do përdorën dronët për të dërguar teste Covid-19, pajisje mbrojtëse personale (PPE) dhe pajisje të tjera mjekësore midis spitaleve dhe institucioneve shëndetësore në Skoci dhe ishujt pranë brigjeve të saj.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar i ka dhënë leje operatorit të dronëve Skyports për përdorimin e fluturimeve të dronëve pas një prove vitin e kaluar.

Dronët nisën këtë javë të dërgojnë furnizime mes objekteve të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Argyll dhe ishullin Bute. Fillimisht, pesë objekte të largëta të NHS-së do të lidhen nga dronët.

Duhen deri në 36 orë që një automjet të bëjë udhëtimin me rrugë dhe traget. Ndërsa dronët mund të ulin disa kohë udhëtimi në 15 minuta. Ngarkesa mjekësore mund të bartet deri në 64 km.

Dronët Skyports mund të mbajnë deri në 3 kg në të njëjtën kohë – ngarkesa të vogla, por jetike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *