Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Rama ka punuar vetëm për një grusht njerëzish në kurriz të qytetarëve të ndershëm


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në takimet e zhvilluara me bizneset e vogla dhe qytetarët në Tiranë ka shkruar duke thënë se Rama ka punuar në 8 vjet vetëm për vete dhe një grup njerëzish.

Sipas saj Kryeministri ka rritur papunësinë dhe ka larguar qytetarët.

Qytetarët shqiptarë do ta largojnë Edi Ramën me votë më 25 prill, sepse në 8 vjet ai ka punuar vetëm për vete dhe për një grusht njerëzish që janë pasuruar në kurriz të njerëzve të ndershëm.

Në 8 vjet Edi Rama ka gënjyer shqiptarët me projekte imagjinare 3D, ka shumëfishuar pasurinë e tij, kurse Shqipëria dhe shqiptarët kanë jetuar 8 vjet në krizë.

Rama ka rrënuar ekonominë, ka rritur papunësinë dhe i ka degdisur shqiptarët jashtë vendit. Nuk mund të vazhdojmë më kështu.

Shqiptarët nuk mund të durojnë më mbi kokë një njeri që punon vetëm për veten dhe klientët e tij.

Ne kemi angazhime konkrete për të rritur punësimin. Në qendër të angazhimeve tona është qytetari i ndershëm, është familja.

Në 25 prill Rama humbet, Shqipëria Fiton!”-shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *