Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet identiteti i viktimës që iu bë atentat te Piramida


Zbulohet identitieti i viktimës që iu bë atentat mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasin Behar Sulo Sofia, 65 vjeç, biznesmen me origjinë nga Lapardhaja Beratit banues në “Rrugën e Qelqit” Kombinat.

Ai u u qëllua mëngjesin e sotëm me armë me silenciator dhe mori dy plumba. Megjithëse u transportua në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.

Emri i tij del edhe në arrestimet e grupit të Shijakut për transportet e drogës.

Disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *