Zhytësi çek, David Nencl ka thyer rekordin botëror në notin nën akull, në një liqen në fshatin Lahost afër qytetit Teplice, Republika Çeke.
Vencl notoi 80.9 metra nën akull, pa përdorur asnjë mjet tjetër, i veshur vetëm më rroba banjo.
“80.9 metra nën akull për të marrë frymë dhe duhet të them se me të vërtetë më pëlqeu. Jo vetëm euforia që ndjeva pas shfaqjes, por qetësia nën akull. Unë notova shumë mirë dhe u habita se sa i shpejtë isha. Ishte një përvojë e shkëlqyer për mua,” tha David.