Vendosni fjalën kyçe....

8 viktima dhe 554 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 554 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 8 viktima.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 101.762, ndërsa numri i të vdekurve në 3.119.

Institucionet shëndetësore tregojnë se 210 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në gjithsej 90.895 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga koronavirusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 516.169 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.477 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 7.748.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *