Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “BMË” me iniciale A.Gj.
“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me mjetin tip “BMË” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.