Vendosni fjalën kyçe....

Ballës nuk i del inati me Bardhin: Kur të dalë rezultati i zgjedhjeve do padisë në SPAK gjithë PD-në e Elbasanit për tradhti


 

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla duket se nuk i ka pëlqyer lëvizja e kundërshtarit të tij politik në këtë qark Gazment Bardhi i cili e paditi në SPAK.

Gjatë fjalës së tij, Balla i është përgjigjur Gazment Bardhit lidhur me padinë që ka depozituar në SPAK me pretendimin se shtabi elektoral i PS ka telefonuar qytetarët që marrin ndihmë ekonomike.

Balla tha se Bardhi do padisë në prokurori gjithë PD-në e Elbasanit kur të dalë rezultati i zgjedhjeve për tradhti.

Elbasani ka një traditë shumë të mirë të bashkëjetesës si ndërfetare dhe ndërpolitike. Unë nuk dua që t’i kthehem me të njëjtën gjuhë se mirë do ishte që unë ta padisja për shpifje në lidhje me atë që ka thënë, por unë nuk po i hy sepse nuk kam kohë për tu marrë as me Gazin, as me Lulin, as me Saliun, as me Ilir Metën, me Monikën jo e jo. Por, për Gazin një gjë ua them me siguri të plotë, kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Gazi do padisë dhe do kallëzoj në prokurori për tradhti të lartë dhe për tallje me udhëheqjen të gjithë PD-në e Elbasanit. Behu gati PD-ja e Elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhti dhe që talleni me udhëheqjen”-tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *