Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me bizneset në Durrës: Do thjeshtojmë të gjitha burokracitë, sot jemi më keq se në kohët e Tanzimatit


Kryetari i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me përfaqësues të sipërmarrjes në Durrës.

 Ai u tha atyre se si do të ndryshojë për mirë situata pas 25 prillit me zbatimin e Programit të PD-së “Shqipëria Fiton për Energjinë”.

Kryedemokrati foli për dy hapa: Eleminimi i lejeve dhe burokracive, si dhe subvencionimi për kthimin e energjisë diellpre në energji elektrike.

“1 mijë zyrtarë të shtetit që rrinë me vula në xhep. Turp i zotit. As në kohët e Tanzimatit s’ka qenë kështu. As në kohët e, ç’të them?! As në Mesjetë nuk ka qenë që 1 mijë zyrtarë të shtetit, funksionarë të shtetit mbajnë vula në xhep, që me çdo hap që hedh, me çdo frymë që merr, me çdo lugë që fut në gojë, thotë shteti prit. Prit këtu, prit aty. Lëre këtë autorizim aty.

Gjëja e parë që do bëjmë është thjeshtimi i kësaj. E dyta: Energjia është prioritet. Energjia ka qenë prioritet prej dekadash, për çdo ekonomi që ka bërë përpara dhe çdo ekonomi që duhej të bëjë përpara, energjinë duhet ta ketë a , b , c-në. Duhet ta ketë bazament. Në qoftë se ti energjinë e ke në kolaps siç e kemi sot ne, harroje që mund të ecim përpara. Dhe ne kemi kolaps pikërisht për shkak të këtij mentaliteti dhe korrupsionit që dikton ky mentalitet. Saqë të thonë hajde të gjithë falu aty, nuk thonë kot. E dimë fare mirë.

Eliminimi i këtyre lejeve, këtyre autorizimeve, i këtyre zyrtarëve anonim që vijnë vërdallë dhe ju pengojnë punën tuaj do jetë hapi jonë i parë në kuptimin e reformës shtetërore administrative. Hapi i dytë është që ne do të subvencionojmë qoftë përmes lehtësirave fiskale por edhe subvencionime të drejtpërdrejta në mënyrë që kjo energji diellore të na kthehet në energji elektrike dhe të komplementojë energjinë hidrike. Kush do jen përfituesit? Përfituesi i parë do jetë vet shteti që është akoma pronari i KESH-it, i OSHE, i OST, i gjithë sistemit aktual të prodhim distibuimit. Pse? Kjo do na japë mundësin ne që energjinë e prodhuar nga uji ta shesim në kuotën më të lartë mundësisht në eksport.

Dhe këto janë para të cilat vijnë tek arka e shtetit dhe nesër paguhen mësuesit, doktorët, të papunët. Nesër ulen sigurimet e punonjësve të tu shkojnë në 18%, ulet taksa jote shkon në 9%, zerohet absolutisht gjithçka që ka të bëjë me ngritjen e linjave të prodhimit. Pra i pari që përfiton drejtpërdrejt është vet shteti.

Po kështu përfiton konsumatori shqiptar, sepse në momentin që ti diversifikon prodhimin, gjëja e parë që përfitojnë është do ulet çmimi i energjisë dhe e treta është përfitimi i atyre që do punësohen në këtë sektor, qoftë sa i përket ça do të përdoren brenda, qoftë sa i përket se çfarë do të eksportohet dhe ky vend ka mundësi të eksportojë, të eksportojë energjinë, të eksportojë dhe panelet e energjisë. Ne kemi për qëllim që të jeni konkurrentë, të jeni konkurrente dhe të shisni.”- deklaroi Basha.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e biznesit iu ankuan Bashës për centralizimin në çdo aspekt të ekonomisë duke kërkuar ndryshimin e kësaj situate në qeverisjen e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *