Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kërkon ngritjen e Komitetit Kombëtar për pandeminë Covid-19: Rama përgjegjësi i vetëm për vdekjet


Ish-kryeministri Berisha ka bërë thirrje për ngritjen e një Komiteti Kombëtar për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Teksa akuzon kryeministrin Rama e ministren e Shëndetësisë, Manastirliu, për keqmenaxhimin e pandemisë duke përmendur rritjen e madhe të numrit të viktimave në vend si dhe të rasteve të reja, Berisha, thotë se Komiteti i Ekspertëve duhet shkrirë menjëherë e në vend të tij duhet ngritur një Komitet Kombëtar që do menaxhojë pandeminë në vend.

Ai shton se ky komitet duhet drejtuar nga presidenti Meta, ndërsa Komiteti i Ekspertëve që do ngrihet me specialistët më të mirë, do këshillojë Komitetin Kombëtar.

Në fund të reagimit të tij, Berisha kërkon një hetim ndërkombëtar për ata që i quan keqmenaxhuesit ekstremë të pandemisë në Shqipëri.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime të papërgjegjshme të Xhahilit të Surrelit, Ndrikull Hajnisë dhe kupolës së tij të konfliktit të intereresit, kërkoj dhe njëherë:

1- Shkrirjen e menjëhershme të kupolës së konfliktit të interesit që përdor menaxhimin e pandemisë në funksion të suksesit imagjinar të Xhahilit të Surrelit dhe krijimin me urgjencë të,

2- Komitetit Kombëtar për menaxhimin e pandemisë së Covid 19, të kryesuar nga Presidenti i Republikës.

3-Krijimin e Komitetit të Ekspertëve me specialistë të shquar, vendas dhe të huaj jashtë çdo konflikti të interesit që do këshillojë Komitetin Kombëtar.

4-Kërkesën nga Avokati i Popullit të një hetimi ndërkombëtar për përgjegjësit e keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë Covid-19 në Shqipëri. Sb” – shkruan ndër të tjera Berisha në reagimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *