Kriptomonedha më e vlefshme në botë po shkon drejt rënies më të madhe një javore në gati një vit, pas një shpërthimi që pa çmimin e saj duke arritur nivele historike.
Bitcoin ra gati 12 përqind në 24 orë për t’u tregtuar nën 45,000 dollarë të premten, sipas të dhënave nga CoinDesk. Duke zbritur në këtë nivel, monedha dixhitale ka humbur mbi 20 përqind nga çmimi i saj këtë javë, të cilën ajo filloi afër rekordit të saj prej 58,000 dollarësh. Kjo rënie është më e larta që prej marsit 2020.
Pavarësisht nga zhytja, Bitcoin është ende mbi 60 përqind këtë vit, në sajë të më shumë interesit nga investitorë të shquar, banka dhe kompani të mëdha.
Monedha dixhitale arriti në 1 trilion dollarë në vlerë tregu për herë të parë javën e kaluar, por humbjet e fundit e kanë ulur atë në 850 miliardë dollarë vlerën e saj.