Vendosni fjalën kyçe....

E përplas kamioni, ndërron jetë 60-vjeçarja në Tiranë (Video)


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë ku për pasojë një 60-vjeçare ka humbur jetën.

Një kamion që drejtohej nga 43-vjeçari me iniciale P.Rr., ka përplasur një këmbësore që ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Sheshit Shqiponja në hyrje të rrugës ‘Abedin Rexha’ ndërsa rrethanat nuk dihen ende.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi

“Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

(Video Credit: Syri)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *