Grabitet gjatë natës zyra e OSHEE-së në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën Qemal Stafa në kryeqytet.
Sipas televizionit “News 24”, kanë qenë punonjësit e OSHEE-së ata që kanë pikasur vjedhjen të parët kur kanë shkuar në mëngjes në punë. Ata kanë gjetur derën e jashtme të hapur dhe dyert brenda të thyera.
Shuma e grabitur besohet se është njëzet mijë lekë të vjetra, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
“Më datë 26.02.2021, në afërsi të Pazarit të Ri, dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit në zyrën e OSHEE-së, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh.
Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit.”– njofton policia. Uniformat blu po kqyrin kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin.