Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Si programi i LSI-së, sjell më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar një tjetër spot elektoral, përmes të cilit zbulon disa pika të programit të partisë së saj.

Zonja Kryemadhi shprehet se të ardhurat e qytetarëve shqiptarë janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës, por sipas saj programi i LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve formalizon ekonominë dhe sjell më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve.

 “Edhe ata që sot e kanë një punë, pothuajse të gjithë pagën e tyre e çojnë për ushqime, veshje dhe shërbime. Të ardhurat janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës.

Ne e dimë se qytetarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, ndaj me programin e LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve, përjashtuar ato në entet publike, ndërsa formalizojmë së bashku ekonominë, sjellim më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve. Sa më i lartë shpenzimi, aq më e lartë vlera e kthimit.”-shkruan Kryemadhi krahas videos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *