Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi tregon ku do kandidojë: Rama çdo gjë që ka arritur e ka nga Meta


Kryetarja e LSI-së deklaroi sot se me PD-në do arrihet një marrëveshje parazgjedhore për të përcaktuar e ndarë përgjegjësitë qeverisëse pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryemadhi tha se nuk ka asnjë lloj mundësie që PS-ja të dalë e para në zgjedhjet e pas dy muajve.

“Do shkojmë drejt një marrëveshjeje parazgjedhore me PD-në për përgjegjësitë qeverisëse për qeverinë e re pas 25 prillit. Shans që PS-ja të dalë e para, nuk ka. Uroj që të dalë e treta.” – tha ajo.

Kryetarja e LSI-së shtoi më tej se Edi Ramën, shqiptarët e kanë peshqesh nga toleranca e presidentit Meta. Në intevistën për A2, Kryemadhi tha se presidenti Meta e mbajti Ramën si ministër Kulture, e bëri kryebashkiak dhe kryetar të PS-së.

“Rama kërkon të ç’fokusojë objektivin e LSI-së duke sulmuar presidentin. Rama çdo gjë që ka arritur e nga Ilir Meta. Nano e solli, por Meta e mbajti ministër Kulture, e bëri kryebashiak dhe kryetar të PS-së. Ramën e kemi peshqesh nga toleranca e Ilir Metës.” – shtoi më tej Kryemadhi.

Në fund, Kryemadhi pohoi se do kandidojë në Fier, Elbasan e Tiranë si dhe në një qark tjetër të cilin do e vendosë më vonë.

“Asnjëri nga ata që janë në pushtet nuk janë socialistë, janë Mjaftistë. Es Veliaj, as Fuga, as Mazniku, as Xhaçka nuk ishin e nuk janë socialistë. Ata punuan që ta rrëzojnë PS-në. Ky është avantazhi i LSI-së, që mbështet te socialistët e thejshtë. Do kandidojë në Fier, Elbasan e Tiranë. Qarkun e katërt s’e kam vendosur ende.” – mbylli intervistën kryetarja e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *