Vendosni fjalën kyçe....

KSHZ-ja miraton specifikimet teknike të fletës së votimit


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme specifikimet teknike për fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Fleta do përmbajë barkod që do përcaktojë qendrën dhe zonën zgjedhore.

Gjithashtu fleta e votimit duhet të jetë prej letre me elementë që të mos lexohet zgjedhja në pjesën e pasme të saj.

Rregullatori miratoi specifikimet teknike sipas të cilave, fletët e votimit duhet të jenë prej letre, me ngjyrë, trashësi ose elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe të përmbajnë elemente sigurie, sipas përcaktimeve me akt normativ të KQZ-së. Fleta e votimit përmban element teknik në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit, si dhe elemente të tjera identifikuese që nuk lexohen me sy të lire (barkod). Ato do të prodhohen në blloqe pa kundërfletë. Numri i serisë së bllokut të fletëve të votimit shënohet në dokumentin që shoqëron bllokun e ambalazhuar, sipas përcaktimeve të KQZ-së”-thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *