Dy nga bulldogët francezë të Lady Gaga u vodhën të mërkurën në mbrëmje, pasi një person i armatosur qëlloi me armë ndaj personit të punësuar nga këngëtarja për t’i shëtitur ata.
Ryan Fischer mori një plumb në gjoks dhe u dërgua në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mirëpo burri që e qëlloi atë i vodhi qentë e këngëtares.
Një bulldog i tretë, i quajtur Miss Azia iku dhe më vonë u gjet nga policia.
Siç shkruan BBC, Lady Gaga ka ofruar një shpërblim për kthimin e qenve të saj, të quajtur Koji dhe Gustav.
Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, aktualisht është në Romë duke punuar për një film të ri. Ajo përflitet se po ofron 500,000 dollarë për këdo që mund të kthejë qentë.
Përfaqësuesi i saj i shtypit tha se çdokush që ka informacion mbi vendndodhjen e tyre mund të dërgojë një email KojiandGustav@gmail.com dhe nuk do t’u bëhet asnjë pyetje. Një detaj që nuk u ka pëlqyer autoriteteve amerikane, të cilat besojnë se Gaga mund të hapë rrugën për të gjithë hajdutët e qenve që të shënjestrojnë të tjerë të famshëm për t’u vjedhur atyre kafshët shtëpiake, për të marrë përfitime.
Nuk dihet nëse qentë e Lady Gaga-s ishin në shënjestër për shkak të statusit të saj të famshëm, nëse kjo ishte rastësi apo sulmi lidhej për shkak të racës që tyre.