Presidenti Meta i ka kthyer sot Kuvendit ligjin ‘Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura’.
Në argumentimin e tij për kthimin e ligjit, kreu i shtetit vëren se ligji dekurajon të rinjtë duke nxitur idenë se mund të gjendet punë edhe pa shkollë.
Po kështu presidenti thekson se ligji i miratuar në Kuvendi cënon meritokracinë në Forcat e Armatosura si dhe piramidën e drejtimit.
Ai i bën thirrje qeverisë që të përmirësojë trajtimin financiar të punonjësve në Forcat e Armatosura për të frenuar largimin e tyre jashtë vendit.
Presidenti shton se ligji nuk është konsultuar duke rënë në kundërshtim me kërkesat e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Dekreti
ARSYET E KTHIMIT TË LIGJIT NR. 15/2021 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 59/2014 “PËR KARRIERËN USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”.
Të nderuar deputetë,
Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 8shkurt 2021,ndër të tjera ligje ka miratuar dhe ligjin nr. 15/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.Ky ligj me shkresën me nr. 436 prot., datë 09.02.2021, të Kuvendit,i është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje. Nga konsultimi i praktikës parlamentare të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, rezulton se ligji vjen si propozim i Këshillit të Ministrave.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit parlamentar (relacionit shoqërues të projektligjit, Raportit tëKomisionitpër Sigurinë Kombëtare, në cilësinë e komisionit përgjegjës),Qeveria dhe Kuvendi deklarojnë se kjo nismë ligjoreka për qëllim:
Përmirësimin e ligjit nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, duke plotësuar disa mangësi që janë evidentuar ndër vite gjatë zbatimit të tij;
Synohet rritja e meritokracisë, barazisë dhe efektivitetit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si disa nga shtyllat kryesore në të cilat mbështetet kjo forcë. Meritokracia, përparimi në gradë i atyre ushtarakëve, të cilët performojnë më mirë dhe përforcimi i piramidës së gradave, duke garantuar një numër progresiv rritës, ndërkohë që zbritet në gradë, janë çelësi i funksionimit të një strukture të armatosur me një mision të rëndësishëm kushtetues, siç është sigurimi i pavarësisë së vendit, si dhe mbrojtja e tërësisë territoriale dhe e rendit kushtetues;
Ky projektligj do të garantojë përmirësimin e funksionimit të Forcave të Armatosura, duke përmirësuar aspekte të rëndësishme të karrierës ushtarake, siç janë: rekrutimi, koha e qëndrimit në secilën gradë, mosha maksimale të shërbimit për çdo gradë, specialitetet dhe arsimimi i detyrueshëm.
Duke vlerësuar secilin prej këtyre qëllimeve, Presidenti i Republikës mbështet çdo ndryshim ligjor qëështë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe shkon realisht në funksion të përmbushjes së qëllimeve të shprehura si më sipër.
Megjithatë, nga shqyrtimi i përmbajtjes së ligjit nr. 15/2021, dhe praktikës parlamentare, me keqardhje konstatohet se, kjo nismë ligjore, me kaq rëndësi për Forcat e Armatosura dhe që nisur nga parashikimet në dispozita të caktuara,do tësjellë impakt afatgjatë në përbërjen dhe ecurinë në karrierëne ushtarakëve, nuk është konsultuar paraprakisht me vetë ushtarakët, dhe as me Presidentin e Republikës, si Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Para së gjithash, është momenti për t`u evidentuar se Gjykata Kushtetuese, në Vendimin nr. 64, datë 26.09.2015, është shprehur ndër të tjera se: “[…] si rregull, konsultimi i një projektligji me organet që përfshihen ose preken nga fusha e rregullimit të tij është pjesë e procesit ligjvënës. Ai i shërben njohjes dhe evidentimit më të thellë të problemeve që kanë hasur këto organe gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre.”
Presidenti i Republikës, të cilit Kushtetuta i ka njohur disa funksione si në procesin legjislativ dhe atë të Komandatit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, me tagër të posaçëm në dhënien e gradave madhore dhe emërimin e drejtuesve të forcave tokësore,detare, dhe ajrore, dhe është një prej organeve qësë bashku me Ministrin e Mbrojtjes dhe Kryeministrin, kanë kryer veprimtarinë e tyre në zbatim dhe të parashikimeve të ligjit nr. 59/2014, objekt shqyrtimi.
Në këtë mënyrë, ishte e detyrueshme për Qeverinë që përgjatë fazës së hartimit të draftit fillestar, të ishte thirrur për konsultime paraprake në mënyrë që të shprehej duke dhënë kontributin e tij institucional me qëllim përmirësimin e normës. Këtë kërkesë për bashkëpunim, nën parimin e luajalitetit kushtetues, e bëjnëtë detyrueshëm si vendimi nr. 64/2015 i Gjykatës Kushtetuese, ashtu dhe vendime të tjera të kësaj gjykate që kanë evidentuar gjithmonë nevojën për bashkëpunim ndërmjet institucioneve, për përmirësimin apo ushtrimin e kompetencave të ndërlidhura me secilin prej organeve.
Ndërkohë që, në relacionin shoqërues të projektligjit nuk jepet asnjë e dhënë mbi konsultimin e nismës. Nga ana tjetër nëRaportin e Vlerësimit të Ndikimit, citohet se: “Ky projektligj është hartuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ky projektligj është publikuar ne RENJK dhe në faqen zyrtare të MM në datën 29.6.2020. Si dhe janë marrë mendimet nga strukturat e MM dhe SHPFA. Gjatë konsultimit publik nuk ka pasur komente nga qytetarë ose ekspertë.”
Publikimi i nismës në RENJK, për marrjen e komenteve, mund të konsiderohet si përmbushje e detyrimit ligjor për konsultim, vetëm formalisht. Këtë e tregon dhe fakti që nuk ka patur asnjë koment. Por kur bëhet fjalë për nisma me impakt me rëndësi për një fushë të caktuar, si në rastin konkret është mirëfunksionimi i Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, çdo lloj nisme në këtë drejtim, duhet të ishte shoqëruar me tryeza konsultimi të gjëra e debate konstruktive mes ushtarakëve dhe aktorëve që kanë përvojën e duhur, por edhe kompetenca në këtë fushë.
Referuar sa më sipër, nisma legjislative për ndryshimin e ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, konsiderohet e pakonsultuar plotësisht, dhe rrjedhimisht në kundërshtim me kërkesat e Vendimin nr. 64/2015 të Gjykatës Kushtetuese dhe me detyrimet e legjislacionit në fuqi për konsultimin publik.
Gjatë shqyrtimit të praktikës parlamentare, me qëllim evidentimin e argumenteve justifikuese mbi nevojën e ndryshimeve tëkëtij ligji, u konstatua se ligji nr. 15/2021“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”,paraqet disa problematika thelbësore dhe konkretisht në nenet 6, 9, 10, dhe 15, të tij, problematika këto të cilat diktojnë nevojën e rishikimit me qëllim përmirësimin e tyre nga Kuvendi i Shqipërisë.
Bazuar në këto konstatime,arsyetimi i të cilave do të parashtrohet në vijim, në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës së parashikuar në pikën 1, të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ligji nr.15/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, i duhet kthyer Kuvenditme qëllim rishikimin dhe përmirësimin e këtyre dispozitave.
Neni 6, i ligjit nr. 15/2021, që ndryshon pikën 1, të nenit 15, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, përbën një ndryshim, i cili do të ketë impakt negativ lidhur me drejtimin strategjik dhe operacional të Forcave të Armatosura.
Aktualisht, pika 1, e nenit 15, të ligjit nr. 59/2014, parashikon se:
“1.“Ushtar/detar aktiv i Forcave të Armatosura” titullohet shtetasi shqiptar që ka kryer minimalisht arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit, ka kryer kursin përkatës ushtarak të ushtarit dhe bën betimin ushtarak.”
Kjo pikë, përmes nenit 6, të ligjit nr. 15/2021, synohet të ndryshohet me këtë përmbajtje:
“1.“Ushtar/detar aktiv i Forcave të Armatosura” titullohet shtetasi shqiptar që ka kryer minimalisht arsimin 9-vjeçarbrenda ose jashtë vendit, ka kryer kursin përkatës ushtarak të ushtarit dhe bën betimin ushtarak.”
Titullimi “Ushtar/detar aktiv” dhe dhënia e gradës së parë të ushtarit/detarit aktiv bëhet me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, me propozimin e titullarit të institucionit arsimor dhe stërvitor në Forcat e Armatosura, i cili ka certifikuar kandidatin në përfundim të kursit.
Sa më sipër, përmes ligjit nr. 15/2021, është e qartë se, synohet të ulet niveli i arsimit të kërkuar për t`u përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa deri më sot kërkohej si kriter i domosdoshëm ligjor përfundimi i arsimit parauniversitar (shkollës sëmesme), tanimë synohet qëpas hyrjes në fuqi të këtij ligjit, të lejohet hyrja në rradhët e Forcave të Armatosura edhe e atyre shtetasve që kanë përfunduar vetëm ciklin arsimor 9-vjeçar.
Në Relacionin shoqërues të nismës, ky ndryshim justifikohet me qëllimin për rritjen e numrit të rekrutimeve dhe për të rritur aksesin e sa më shumë personave në Forcat e Armatosura është ulur edhe pragu i nivelit të arsimit për t’u titulluar ushtar/detar aktiv nga parauniversitar në 9-vjeçar. Për një vend anëtar të NATO-s, si President i Republikës dhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kam bindjen se, Shqipëria nuk duhet të shkojë drejt një zgjidhjeje të tillë,duke ceduar nga kërkesat për nivelin arsimor të domosdoshëm që duhet të përmbushë një kandidat, me qëllim rritjen e cilësisë së Forcave të Armatosura.
Për më tepër, një politikë e tillë rekuritmi, nuk shkon as në përputhje me politikën që duhet të ndjekë vendi për nxitjen e arsimit në brezat e rinj, dhe përcjell mesazhin e gabuar se, edhe pa përfunduar arsimin parauniversitar, të rinjtë mund të punësohen.
Ndërkohë që, ligjvënësi, së bashku me Ministrinë e Mborjtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, duhet të kishin marrë në analizë dhe vlerësur arsyet e vërteta të mungesës së vullnetit të të rinjëve dhe të rejave për t`iu bashkuar Forcave të Armatosura, dhe për të adresuar pikërisht këto arsye. Eshtë më se e qartë se, kjo mosshprehja e vullnetit për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura,nuk lidhet me mungesën e kontigjentëve të këtij brezi me arsimim parauniversitar, pasi Shqipëria ka një numër të lartë të të rinjve për të plotësuar edhe nevojat e pakta për rekrutim që kanë Forcat e ArmatosuraShqiptare në një vit kalendarik.
Arsyet janë krejt tjera, pasi për rekrutim nëPolicinë e Shtetit, numri i kandidatëve është disa herë më i lartë se numri i vendeve vakante të hapura për konkurrim. Ndërsa për t`u bërë pjesë e Forcavetë Armatosura paraqiten si kandidatënjë numër që përkon me përafërsisht 70% të nevojave, duke pakësuar deri në eleminim konkurrencën dhe mundësinë e përzgjedhjes mes aplikantëve.
Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar se, problematika nuk qëndron te kriteri “i fortë” i arsimit,por përveç arsyeve të tjera që lidhen me largimin e të rinjve e që unë si President i Republikës i kam bërë publikisht me dije, problematika lidhet drejtpërdrejtëedhe me mënyrën e trajtimit të ushtarakut, përfshirë trajtimin financiar,që ka çuar në largimin në masë nga radhët e Forcat e Armatosura të të rinjve dhe të rejave me arsim të lartë dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit.
Në asnjë lloj përvoje vendase apo të huaj, nuk evidentohet se rritja e nivelit të përgatitjes së trupës ushtarake profesioniste, shkonë paralel me uljen e nivelit arsimor për rekrutimet e reja!Kjo zgjidhje e menduar nga Ministria e Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë, është e papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe rrjedhimisht,nuk ka se si të pranohet nga Presidenti i Republikës qëështë dhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë.
Kjo zgjidhje, duke ulur nivelin e arsimimit të kërkuar, çon në cenimin direkt të:
nivelit të përgatitjes së trupës, që pavarësisht trajnimeve, rrezikon të mbetet larg një trupe profesioniste;
nivelit të ndërveprueshmërisë me strukturat ushtarake të vendeve aleate e mike, me të cilat do të trajnohen e përgatiten kontigjentët e rinj;
karrierës ushtarake, duke bërë ndërprerjen në mënyrë të padrejtë të vazhdimit të karrierës, pasi ushtari për t`u titulluar nënoficer duhet të ketë arsimin parauniversitar;
kjo normë e re ligjore do të ketë impakt direkt në qëndrueshmërinë e Forcave të Armatosura, pasi subjektet që do të rekrutohen dhe nuk mund të kenë më ecuri në karrierë për shkak të mungesës së arsimit, do të duhet të largohen me herët nga rradhët e FA-së.
lejimi i hyrjes në FA dhe për pasojë, dalja më shpejt, çon në investimin afatshkurtër të shtetit në këto shtetas, që për shkak të mungesës së arsimit dhe kërkesave që ka legjislacioni për marrjen e gradave të rradhës, do të duhet të dalin shpejt nga të qënurit aktivë në FA. Shqipëria, në kushtet aktuale, nuk e ka luksin të rekrutojë ushtarë dhe të investojë në trajnimin e tyre, për një afat kohor kaq të shkurtër, duke mosgarantuar qëndrueshmërinë dhe vijueshmërinë e karrierës së tyre.
Kjo zgjidhje, qartazi është tregues i mungesës së vizionit në drejtimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dhe një masë që në terma fatgjatë, do të çojë në uljen e imazhit dhe kredibilitetit të tyre.
Kjo do të sjellë pasoja edhe më të rënda, duke vendosur në pikëpyetje edhe bashkëpunimin dhe ndërveprimin e partnerëve, që duke parë përbërjen dhe nivelin e trupës sonëushtarake bazë, nën atë qëështë e pranueshme për ta, do të hezitojnë gjithmonë e më shumë tështojnë bashkëpunimin, apo të ofrojnë mbështetjen që deri më tani nuk ka munguar.
Kjo normë e re ligjore, është një hap mbrapa në procesin e reformimit dhe përmirësimit të trupës sonë ushtarake profesioniste.
Në relacion theksohet se, nëpërmjet këtij projektligji do të bëhet imundur përmirësimi i aspekteve të rëndësishme të karrierës ushtarake. Nuk mund të jetë bindës që ky përmirësim do të arrihet nëpërmjet uljes së nivelit të arsimimit, pasi arsimim-kualifikimi është baza e përparimit në gradë e hierarki,është baza e dijes dhe zhvillimit. Këtu nuk kanë se si të bëjnë përjashtim Forcat e Armatosura.
Si President i Republikës, kërkoj nga Kuvendi i Shqipërisë rishikimin dhe përmirësimin e kësaj dispozite.
Neni 9, i ligjit nr. 15/2021, që synon ndryshimin e nenit 20, të ligjit nr. 59/2014, cenon sigurinë juridike dhe parimin e ecurisë në karrierë përmes meritokracisë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Neni 20, i ligjit nr. 59/2014, aktualisht parashikon se:
Neni 20
Arsimimi dhe kualifikimi për përparim në gradë
- Ushtarakët e Forcave të Armatosura, për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret e arsimimit dhe të kualifikimit si më poshtë:
- a) Oficerët:
- i) Nëntogeri, për të fituar gradën e “Togerit”, të ketë kryer kursin bazë të oficerit ose kurse të njësuara me të, sipas urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes;
- ii) Togeri, për të fituar gradën e “Kapitenit”, të ketë kryer kursin e avancuar të oficerit ose kurse të njësuara me të, sipas urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes;
iii) Kapiteni, për të fituar gradën e “Majorit”, të ketë kryer kursin themelor të oficerit të shtabit ose kurse të njësuara me të, sipas urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes;
- iv) Majori, për të fituar gradën e “Nënkolonelit”, të ketë kryer kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm ose kurse të njësuara me të, sipas urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes;
- v) Nënkoloneli, për të fituar gradën e “Kolonelit”, të ketë kryer kursin e lartë të oficerit ose kurse të njësuara me të, sipas urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes;
- vi) Koloneli, për të fituar gradën “Gjeneral brigade”, të ketë kryer kursin e lartë për sigurinë dhe mbrojtjen ose kurse të njësuara me të, sipas urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes; vii) gradimi “Gjeneral major/Nënadmiral” dhe “Gjeneral lejtnant/Admiral” bëhet në bazë të meritave, përgatitjes dhe aftësive profesionale, të vlerësuara nga Komisioni i Veçantë i Karrierës.
- b) Nënoficerët:
- i) Nëntetari, për të fituar gradën “Tetar”, duhet të ketë kryer kursin bazë të nënoficerit;
- ii) Tetari, për të fituar gradën “Rreshter”, duhet të ketë kryer kursin e avancuar të nënoficerit;
iii) Rreshteri, për të fituar gradën “Kapter”, duhet të ketë kryer kursin e lartë të nënoficerit; iv) Kapteri, për të fituar gradën “Kryekapter”, duhet të ketë kryer kursin e kryekapterit.
- c) Ushtarët:
- i) Kursanti, për të fituar gradën “Ushtar/detar I”, duhet të ketë kryer stërvitjen bazë;
- ii) Ushtari/detari I, për të fituar gradën “Ushtar/detar II”, duhet të ketë kryer stërvitjen individuale të avancuar.
- Kurset dhe kualifikimet e kryera brenda dhe jashtë vendit, për efekt të përparimit në gradë, për të gjitha llojet e gradave, njësohen me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, me propozimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
- Kurset dhe kualifikimet e kërkuara nga legjislacioni në fuqi, që rregullon aktivitetin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe të shërbimit të policisë kriminale ushtarake, njësohen me kurset dhe kualifikimet e kërkuara për marrjen e gradave, sipas këtij ligji, me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes.
- Ministria e Mbrojtjes, me qëllim arsimimin e shtetasve që dëshirojnë të bëhen pjesëtarë të Forcave të Armatosura, zhvillon politika dhe planifikon fonde buxhetore, si dhe mund të lidhë marrëveshje me institucione të arsimit parauniversitar, profesional dhe të lartë, publike dhe private.”
Ndërkohë që, e gjithë kjo dispozitë e detajuar, e që garanton transparencë në kërkesat që lidhen me arsimin dhe kualifikimin me qëllim përparimin në gradë, tashmë pakësohen ndjeshëm, për të mos thënë shuhen, duke u riformuluar dispozita me këtë përmbajtje:
Neni 20
Arsimimi dhe kualifikimi për përparim në gradë
Ushtarakët e Forcave të Armatosura për të fituar gradën e radhës duhet të plotësojnë kriteret e arsimimit e të kualifikimit, të përcaktuara në politikën e arsimimit të Forcave të Armatosura, të miratuar me urdhër të ministrit të Mbrojtjes e me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.”.
Siç mund të konstatohet nga krahasimi i dy dispozitave, aktualisht neni 20, i ligjit nr. 59/2014, përcakton si kritere bazë të përparimit në gradë për një ushtarak, 3 elementë që duhet të ndërthuren me njëri- tjetrin dhe që konsitojnë në:
Arsimim-Kualifikimi;
Vlerësimi Vjetor;
Kohëqëndrimi në grade.
Ky ndryshim, duke hequr nga përcaktimi në ligj të kirtereve të domosdoshme për përparimin në gradë, dhe duke lejuar/autorizuar, por pa asnjë procedurë, pa përcaktuar parimet dhe objektivat që duhet të përmbushë akti nënligjor me të cilin duhet të përcaktohen kriteret e reja, jo vetëm bie ndesh me nenin 118, të Kushtetutës, por çon në njëcenim të padrejtë dhe të papransueshëm të garantimit të ecurisë në karrierën e ushtarakëvenë Forcat e Armatosura, duke cenuar për pasojë dhe vetëthelbin e ligjit nr. 59/2014.
Forcat e Armatosura qëndrojnë e mbështeten fuqishëm mbi dy shtylla kryesore:
Shtylla e karrierës; dhe
Shtylla e hierarkisë së drejtimit.
Duke cenuar njërën nga këtody shtylla bazë, siç bëhet përmes këtij parashikimi në ligj, janë cenuar drejtpërsëdrejti vetë Forcat e Armatosura, me pasoja të pariparueshme për të ardhmen e vendit.
Nëse i hapet rrugë kësaj nisme ligjore, atëherë si President i Republikës, i bëj pyetje përfaqësuesve të Qeverisë dhe Kuvendit, se:
I kujt është interesi që trupa jonë ushtarake bazë e Forcave të Armatosura të cenohet dhe të humbasë kredibilitetit e saj?
Jam i prirur të besoj, se kjo është pasojë e mungesës së vizionit dhe vlerësimit të cekët, gjë e cila duhet riparuar domosdoshmërisht.
Shfuqizimi i kritereve të arsimimit dhe kualifikimit për përparimin nëgrade, që janëtë përcaktuara qartë në ligj, dhe lejimi i përcaktimit të tyre me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, do të passjellë pasiguri mes ushtarakëve të Frocave të Armatosura, dhe do të rrisë rrezikun për një trajtim abuziv për trupën e Forcave të Armatosura të vendit tonë.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisëduhet të rishikojë këtë ndryshim, dhe të ruajë të pacenuar sigurinë juridike, duke përcaktuar në ligj kriteret e nevojshme për arsimim dhe kualifikim, me qëllim përparimin në gradë të ushtarakëve në Forcat e Armatosura sipas meritokracisë.
Në jurisprudencën e saj Gjykata është shprehur se:“[…] vetë siguria juridike, si element i shtetit të së drejtës, ka si kërkesë të domosdoshme që ligji në tërësi apo dispozita të veçanta të tij, në përmbajtjen e tyre duhet të jenë të qarta, të përcaktuara dhe të kuptueshme” (vendimi nr. 9, datë 26.02.2007 i Gjykatës Kushtetuese).Për të kuptuar dhe zbatuar drejt parimin e sigurisë juridike, kërkohet, nga njëra anë, që ligji në një shoqëri të ofrojë siguri, qartësi dhe vazhdimësi, në mënyrë që individët t’i drejtojnë veprimet e tyre në mënyrë korrekte e në përputhje me të dhe, nga ana tjetër, vetë ligji të mos qëndrojë statik nëse duhet t’i japë formë një koncepti. Një rregullim i pasaktë i normës ligjore, që i lë shteg zbatuesit t’i japë asaj kuptime të ndryshme dhe që sjell pasoja, nuk shkon në përputhje me qëllimin, stabilitetin, besueshmërinë dhe efektivitetin që synon vetë norma (vendimi nr. 36, datë 15.10.2007 i Gjykatës Kushtetuese)”[1].
Kuvendi duhet gjithashtu të mbajë në konsideratë edhe vlerësimin që ka bërë Gjykata Kushtetuese, në Vendimin nr. 64, datë 26.09.2015, kur është shprehur se: “Gjykata rithekson qëndrimin e mbajtur se Presidenti ka një rol të rëndësishëm në sistemin e karrierës ushtarake të oficerëve madhorë dhe në respektim të parimit të ndarjes e balancimit të pushteteve, si dhe parimit të asnjanësisë politike të FA-ve, kushtetutbërësi ka përfshirë në procesin e karrierës ushtarake Presidentin dhe ekzekutivin, për të shmangur kontrollin e këtij të fundit mbi këtë sistem karriere.[…].”
Ndryshimi i bërënë nenin 20, duke hequr nga ligji kriteret që kërkohen për arsimimin dhe kualifikimin për përparim në gradë, dhe lënien e përcaktimit të tyre vetëm në dorë të ministrit të Mbrojtjes, ka impakt direkt në karrierën ushtarake dhe për pasojë, vënë këtë karrierë nën ndikimin direkt të ministrit të Mbrojtjes.
Për pasojë, ky ndryshim shkel edhe parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe bie ndesh me vendimin e sipërcituar të Gjykatës Kushtetuese.
Neni 10 i ligjit nr. 15/2021, bën ndryshime në nenin 21, të ligjit nr. 59/2014, ndryshime këto që rrezikojnë të çojnë nëcenim të karrierës ushtarake dhe piramidës së drejtimit në Forcat e Armatosura.
Përmes ndryshimit që sjell neni 10, i ligjit nr. 15/2021, në pikën 1, të nenit 21, të ligjit nr. 59/2014, shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
“1/1. Specialitetet, sipas pikës 1, të këtij neni, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes”.
Miratimi i këtij neni me ndryshimet e paraqitura do të dëmtonte piramidën e gradave dhe karrierën ushtarake pasi:
Forcat janë të ndara, në forca luftimi dhe forca mbështetjeje;
Shërbimet janë disa, si në trupat e luftimit, dhe akoma më tepër në ato të mbështetjes;
Specialitetet janë të përcaktuar në ligjin ekzistues: mjekët dhe orkestra frymore.
Mos përcaktimi në ligj i specialiteteve, por përkundrazi, heqja e tyre dhe delegimi i të drejtës për përcaktimin e specialiteteve me akt nënligjor, nëse është bërë duke mbajtur në konsideratësi specialitete disa shërbime, të cilat për momentin për arsye të ndryshme subjektive janë me mangësi dhe përbëjnë problem përsa i përket kompletimit të strukturës organizative të Forcave të Armatosura, kjo zgjidhje nuk është konform kërkesave për qartësi të normës juridike dhe kërkesave për siguri juridike.
Mospërcaktimi në ligj i specialiteteve, por delegimi i tyre për përcaktim me akt nënligjor, lë hapësira që shërbime të caktuara, në përiudha të ndryshme kohore, të konsiderohen apo klasifikohen si “specialitete”.
Gjendur në këto kushte dhe përballë kësaj situate të krijuar, nuk mund që për mbylljen e mangësive të momentit, të ndërhyhet në ligjpa analizuar më parë shkaqet që kanë sjellë këtë situatë, që në thelb lidhet me trajtimin e ushtarakut, apo problematika që kanë të bëjnë me ecurinë në gradë apo emërimet jo transparente.
Në këto kushte, ky ndryshim rrezikon gjithashtu të cenojë karrierën ushtarake dhe piramidën e drejtimit në Forcat e Armatosura.
Neni 15, i ligjit nr. 15/2021, që synon tëamendojë nenin 32, të ligjit nr. 59/2014, sjell cenim të qëndrueshmërisë në detyrë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura.
Neni 32 i ligjit nr. 59/2014, që sanksionon dispozitën me titull “Mospërputhjet gradë-funksion”, në pikën 1, aktualisht parashikon se:
“1. Në rastet e riorganizimit strukturor të Forcave të Armatosura, për mungesë funksioni organik, ushtaraku, me pëlqimin e tij, mund të emërohet në një funksion më të ulët, duke mbajtur gradën që ka, por jo për më shumë se 3 vjet.”
Neni 15, i ligjit nr. 15/2021, synon që këtëpikë ta ndryshojë me këtë përmbajtje:
“1. Ushtaraku mund të emërohet në një funksion me një gradë më të ulët, duke mbajtur gradën që ka, por jo për më shumë se 1 (një) vit. Emërimi në një funksion më të ulët sipas kësaj pike nuk mund të kryhet pa kaluar të paktën 3 (tre) vjet nga emërimi i mëparshëm në një funksion me një gradë më të ulët.
1/1. Në rast pëlqimi me shkrim nga vetë ushtaraku, emërimi në një funksion me një gradë më të ulët mund të bëhet më shumë se afati i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.”
Ky ndryshim, sjell pasiguri të theksuar në qëndrimin në detyrëtë një ushtaraku, për dy arsye:
Së pari, nuk kushtëzon më emërimin në një funksion me gradë më të ulët, vetëm në rast riorganizimi strukturor dhe mungese funksioni organik, por mundëson emërimin në një funksion me gradë më të ulët të ushtarakut, në çdo rast, dhe pa asnjë kriter.
Së dyti, heq pëlqimin e ushtarakut për emërimin në një funksion me një gradë më të ulët, që ka qënë kriter kryesor për çdo lëvizje të tillë, edhe në rastet e mungesës së funksionit organik.
Të dyja këto ndryshime, e vënë ushtarakun në një pozitë aspak të favorshme, cenojnë ecurinë në karrierën ushtarake në mënyrën më të rëndë të mundshme, duke i bërë ushtarakët tëlëvizshëm në funksione që nuk përputhen me gradën që mbajnë (qoftë dhe përkohësisht), sipas vullnetit të eprorëve.
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,
Për sa më sipër, fatkeqësisht konstatohet se ndryshimet në ligjin për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë bërë,
në mënyrë të nxituar;
pa ekspertizë e oponencë të ushtarakëve të cilët prekën drejtpërsëdrejti nga ligji;
pa vizion mbi të ardhmen e Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të NATO-s;
pa u konsultuar me institucionet e përfshira në këtë proces dhe me misionet e ekspertizës ushtarake që asistojnë Shqipërinë në ristrukturimin dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura.
Këto ndryshime, deformojnë vetë qëllimin e ligjit nr. 59/2014, qëështëpërcaktimi i kritereve për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e gradave, përparimin në gradë dhe karrierë, ndërprerjen e karrierës ushtarake, si dhe autoritetet përgjegjëse për zhvillimin e karrierës në Forcat e Armatosura. Ky ndryshim, përkundrejt vetë qëllimit që deklaron dhe duhet të garantojë ligji, cenon rëndë kriteret për pranim në Forcat e Armatosura dhe përparimin në gradë dhe karrierë, duke dëmtuar në planin afatshkurtër dhe afatgjatë Forcat e Armatosura.
Miratimi i këtij ligji në formatin e paraqitur, do të jetë me pasoja për ushtarakët e Forcave të Armatosura, pasi deformon dhe dëmton pa kthim karrierën ushtarake e për pasojë, piramidën e drejtimit dhe komandimit në këto forca.
Neni 168/3, i Kushtetutës i ka atribuuar Presidentit një funksion garantues në fushën e sigurisë kombëtare, mes të tjerash edhe me qëllim garantimin e respektimit të standardeve kushtetuese në fushën e mbrojtjes dhe parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve[2].
Ndërkohë që ligji nr. 15/2021, me ndryshimet që sjell, rrezikon që në periudhë afatgjatë, të ketë impakt negativ në fushën e mbrojtjes, për sa kohë dëmton si procesin e rekrutimit në Forcat e Armatosura, ashtu dhe ecurinë në karrierë, qëështë element thelbësor për të garantuar integritetin dhe aftësinë e Forcave të Armatosura.
Sjell në vëmendje të deputetëve të Kuvendit se, Shqipëria është prej më shumë se një dekade anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, me një ushtri tashmë profesioniste.
Për gjithë sa u parashtrua më sipër, dhe duke konstatuar veç të tjerave se:
ligji nr. 15/2021, bie ndesh me parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, sigurisë juridike dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese,
në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 85, pika 1, të saj, kam vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 15/2021“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”,me qëllim rishikimin e neneve 6, 9, 10, dhe 15, të tij.
Si Presidentit i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, qëçdo ndryshim në ligj të kryhet vetëm në harmoni me kërkesat për rritjen e përgatititjes së trupës ushtarake profesioniste të Forcave të Armatosura dhe në konsultim me ushtarakët aktivë.
Çdo ndryshim ligjor që cenon rritjen e nivelit të përgatitjes së trupës ushtarake profesioniste të Forcave të Armatosura, do të cenonte kredibilitetin e Shqipërisë si vend anëtar i aleancave strategjike që kanë trupa ushtarake me nivel më të lartë.
Duke kërkuar reflektimin Tuaj!
Sinqerisht,
Ilir META