Vendosni fjalën kyçe....

Në Prishtinë ndodh dhe kjo, Trafiku Urban kërkon të gjejë personin që i kanë humbur 40 euro


Nuk është e pazakontë që shpesh të na humbasin paratë, celulari apo e gjithë kuleta nëpër autobusë. E në Tiranë shumicën e rasteve më shumë se sa aksidentale, bëhet fjalë për vjedhje e shpesh herë është e pamundur t’i marrësh mbrapsht sendet e humbura.

Por në Prishtinë, në një rast kur një qytetari i kanë humbur 40 euro, stafi i “Trafikut Urban” ka njoftuar se ka gjetur paratë në njërin prej autobusëve të tyre duke i bërë thirrje qytetarit që i ka humbur që të kthehet t’i marrë.

Në një njoftim në llogarinë zyrtare në Facebook, stafi i Trafikut Urban njofton se personit që i kanë humbur që të kontaktojë në një nga disa prej numrave të telefonit që i lihen në dispozicion. Sqarohet se verifikimi i personit që ka humbur paratë do bëhet përmes kamerave, andaj jo çdokush mund të paraqitet që t’i marrë ato.

NJOFTIMI

Stafi i autobusëve të NPK “Trafiku Urban” duke qenë i përgjegjshëm për gjësendet e gjetura brenda autobusëve tanë, me datën 19.02.2021 në njërin nga autobusët janë gjetur 40 euro dhe kondukteri këtë shumë e ka dorëzuar tek koordinatori i qarkullimit. Qytetari që i ka humbur paratë mund të lajmerohet në Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber:

+383 45 10 11 22; +383 45 10 11 23; +383 45 10 11 28

Fillimisht, do të bëhet verifikimi i pronarit të parave të humbura permes video-incizimeve nga kamerat e autobusit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *