Vendosni fjalën kyçe....

Pfizer u kërkoi vendeve në Amerikën Jugore imunitet të plotë nga paditë civile, zyrtari: Si pengmarrje


Një numër vendesh të Amerikës Latine thuhet se kanë provuar taktika jashtëzakonisht agresive negociuese nga gjiganti farmaceutik Pfizer, i cili ka kërkuar imunitet të plotë nga çdo pretendim civil dhe asete shtetërore si një garanci.

Taktikat e diskutueshme të negociatave nga gjiganti farmaceutik janë theksuar në një raport të ri nga Byroja e Gazetarisë Investigative (BIJ) me qendër në Britani.

Zyrtarë nga Argjentina si dhe nga një vend tjetër i paspecifikuar i Amerikës Latine, biseduan me mediat, duke përshkruar qasjen e kompanisë Pfizer ndaj negociatave si ‘ngacmim të nivelit të lartë” që i bëri qeveritë të ndjehen sikur po ‘mbaheshin peng kundrejt dëmshpërblimit’.

Argjentina ishte ndër vendet e para që filloi negociatat me kompaninë Pfizer. Bisedimet filluan qershorin e kaluar, por në fund nuk u përmbyllën me sukses pasi kërkesat e Pfizer u bënë gjithnjë e më pak të arsyeshme, i tha zyrtari, BIJ.

Gjiganti farmaceutik me ngulm kërkoi klauzola shtesë që do ta bënin atë imun ndaj çdo pretendimi civil në rastet kur qytetarët mund të paraqisnin efekte anësore nga marrja e vaksinës Pfizer.

Ndërsa një projektligj i ri që rregullon procesin e vaksinimit u miratua në tetor, kompania ishte ende e pakënaqur me formulimin e saj, pasi nuk u dha imunitet të plotë kompanive farmaceutike por përkundrazi lejoi një ndryshim të juridiksionit të vendosur paraprakisht në kontratë.

Në fund Pfizer kërkoi një ‘ligj të ri’ nga qeveria, tha Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Gonzalez Garcia, në dhjetor, duke i përshkruar kërkesat si ‘ të papranueshme’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *