Vendosni fjalën kyçe....

Prej ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv, Covidi i merr jetën mjekut radiolog nga Berati


Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. Sipas “News 24” dhe “Balkanweb”, bëhet fjalë për mjekun radiolog në Berat, Gëzim Lamaj. Ai ishte 63-vjeç.

Mjeku ishte i shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv në Tiranë por nuk e ka mposhtur dot virusin COVID-19.

Lidhur me lajmin e hidhur kanë reaguar dhe miq e kolegë të tij me mesazhe ngushëllimi për familjarët në rrjetet sociale, por edhe ish-kryebashkiaku i Beratit dhe njëherësh deputet, Fadil Nasufi.

“Berati zgjohet sot me një lajm trishtues dhe tepër tronditës! Ndahet nga jeta pas një beteje me Covid -19 Dr Gëzim Lamaj, Mjek radiolog! Njeri i mrekullueshëm, humanist i rrallë si ai, gojëmbel, fytyrëqeshur, model i mirësisë dhe i përkushtimit ndaj qytetarëve të Beratit! Na janë shteruar fjalët nga helmi i përditshëm i vdekjes! Ndarja nga jeta e Dr Gëzimit, pikëllon gjithë qytetarët beratas dhe bluzat e bardha.

Është hidhërim i pa ngushëllueshëm, por edhe apel për kujdes nga ky virus vrastar!

Ngushëllime Dr Anilës për humbjen e bashkëshortit dhe djalit Renatos për humbjen e babait! Të prehet në paqe Dr Gëzim Lamaj! Lamtumirë Mik i cmuar!.”- shkruan Nasufi në Facebook.

Lamaj punonte prej vitesh në spitalin rajonal të Beratit si ekografist dhe radioskopi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *